Parlamenti ukrainas e shtyu seancën për arsye sigurie
- - Parlamenti ukrainas ka shtyrë seancën që duhej të mbahej sot për arsye sigurie, njoftoi televizioni publik Suspilna.
Kiev, 22 nëntor 2024 (MIA) - Parlamenti ukrainas ka shtyrë seancën që duhej të mbahej sot për arsye sigurie, njoftoi televizioni publik Suspilna.
"Ishte planifikuar të mbahej një seancë e Radës Supreme më 22 nëntor, në të cilën deputetët duhej t'i bënin pyetje qeverisë, por gjithçka u anulua për arsye sigurie," publikou Suspilne.
Deputetëve u është thënë që t'i mbajnë familjet e tyre larg vendit të qeverisë së Kievit dhe sipas disa prej tyre, seanca e ardhshme e Parlamentit të Ukrainës është caktuar në dhjetor.
Shtyrja erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin tha në një fjalim televiziv të enjten se Rusia gjuajti një raketë balistike hipersonike me rreze të mesme veprimi në një objekt ushtarak ukrainas, në përgjigje të përdorimit të raketave amerikane dhe britanike nga Kievi për të goditur objektivat në territorin rus.
Paralajmërimet për sulme të mëdha me raketa detyruan ambasadat e SHBA dhe të tjera në Kiev të mbyllen të mërkurën. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s