• e diel, 27 tetor 2024

Njujork Tajms: Irani përgatitet për luftë me Izraelin, por mundohet edhe që ta evitojë

Njujork Tajms: Irani përgatitet për luftë me Izraelin, por mundohet edhe që ta evitojë

Teheran, 25 tetor 2024 (MIA) - Irani po përgatitet për luftë me Izraelin, i cili paralajmëroi hakmarrje për sulmin raketor izraelit, por gjithashtu po përpiqet të evitojë përhapje të konfliktit, shkruan Njujork Tajms, duke iu referuar përfaqësuesve iranianë.

"Irani ka urdhëruar që forcat e armatosura të jenë të gatshme për luftë, por edhe të përpiqeshin ta shmangnin atë”, raportoi gazeta, duke cituar katër zyrtarë iranianë të cilët thanë se lideri suprem i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei u ka urdhëruar forcave të armatosura iraniane që të bënin disa plane si përgjigje ndaj hakmarrjes së pritshme izraelite.

Zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar se Irani do të nisë një sulm ndaj Izraelit nëse ushtria izraelite përgjigjet me viktima ose dëme të konsiderueshme.

Prsonat zyrtarë, dy prej të cilëve i përkasin Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, thanë se Irani do të përgjigjej patjetër nëse Izraeli do të sulmonte vendet iraniane të naftës, objektet bërthamore ose do të vinte në shënjestër zyrtarë të lartë.

Si opsione për t'iu përgjigjur një sulmi të tillë nga Izraeli, zyrtarët përmendën një sulm ndaj Izraelit me 1000 raketa balistike ose ndërprerje të furnizimit me energji në rajon, shkruan gazeta.

Më 1 tetor, Irani ka lansuar më shumë se 180 raketa ndaj Izraelit, duke theksuar se kjo është hakmarrje për vrasjet e liderëve të grupeve militante Hamas dhe Hezbollah, si dhe për agresionin në Gaza dhe Liban.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu premtoi se Irani do të paguajë çmim të madh për sulmin. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR