• e hënë, 07 tetor 2024

Në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për Llaskarcën

Në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për Llaskarcën

Shkup, 25 prill 2023 (MIA) - Me marrjen në pyetje të ekspertit Damjan Mirçevski në Gjykatën Themelore Penale – Shkup ka vazhduar sot gjykimi për aksidentin e autobusit në afërsi të Laskarcës, ku mbetën të vdekur 16 persona, ndërsa rreth 30 të tjerë u lënduan.

Superekspertiza e urdhëruar nga Gjykata në dhjetor të vitit 2021 është refuzuar nga fakultetet shtetërore, me arsyetimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën e mëparshme, ose nuk kanë qenë kompetent për të. Pas refuzimit të fakulteteve, lënda është dërguar në Byronë e Ekspertizës Ligjore, e cila ka mundësinë të formojë një ekip ekspertësh të licencuar për të kryer një superekspertizë. Superekspertiza mbërriti në Gjykatën Penale në dhjetor. Më pas ka pasur fillimin formal të procesit, pas së cilës ka filluar dëgjimi i ekspertëve që kanë përgatitur raportin e superekspertëve, i cili është ende në vazhdim.

Të akuzuar në rastin e aksidentit në afërsi të Laskarcës, që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019, janë Durmish Beluli, pronari i kompanisë "Durmo Turs", personi përgjegjës për transportin në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit. Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Ndërkaq për të njëjtën vepër akuzohen tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski.

Procesin gjyqësor për aksidentin që filloi në shtator të vitit 2019 e udhëheq gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurori publik, Darko Jakimovski. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR