• e shtunë, 23 nëntor 2024

Filipçe: Mickoski e ka për detyrë që para qytetarëve dhe deputetëve ta thotë planin për integrimet e vendit

Filipçe: Mickoski e ka për detyrë që para qytetarëve dhe deputetëve ta thotë planin për integrimet e vendit

Kriva Pallankë, 7 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në një deklaratë për media përsëri apeloi deri te kryeministri Hristian Mickoski dhe Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE që në seancë parlamentare para deputetëve dhe qytetarëve që ta tregojnë planin për integrimet evropiane të Maqedonisë.

"Procesi i eurointegrimeve të shtetit është i bllokuar nga ana e Qeverisë, janë të obliguar para qytetarëve të tregojnë planin që do të përmirësonte pozitat e tyre në procesin e negociatave siç kishin premtuar në periudhën zgjedhore. Ata thonë se kanë një lloj plani, një lloj mbështetje nga disa vende, për atë se do të përmirësojnë kushtet tona në procesin e negociatave, por nuk kemi parë asgjë nga kjo deri më tani. Nuk kemi parë asnjë përpjekje për të përmirësuar pozicionin tonë negociues, as nuk kemi një kornizë kohore se kur do të ndodhë kjo dhe prandaj është e nevojshme që ajo seancë parlamentare të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur që qeveria dhe kryeministri t'i thonë planet për procesin tonë eurointegures", deklaroi Filipçe në aktivitetin në Kriva Pallankë.

Filipçe theksoi se LSDM-ja do të mbështesë secilën strategji të qeverisë e cila, do të thotë jetë më të mirë për qytetarët, por siç tha, "nuk do të pranojnë premtime boshe".

"Neve nuk na duhet asnjë lajthitje, apo slogane lehtësuese, na duhet një plan konkret në Parlament. Kryeministri dhe VMRO-DPMNE-ja erdhën në pushtet me premtime të mëdha se do të përmirësojnë pozitën tonë në atë proces negociues, se do të ofrojnë kushte më të mira. Duke pasur parasysh se kjo nuk po ndodh dhe e kanë bllokuar procesin e integrimit evropian dhe këtë nuk e kanë thënë gjatë fushatës. Përderisa kjo nuk ndodh, do të mbetet e qartë se bëhet fjalë për një gënjeshtër të madhe. Në këtë rast, ne do të presim të shohim se si do të zhvillohet ai proces, do të mbështesim çdo strategji të Qeverisë që do të na sigurojë kushte më të mira në procesin negociues. Por, nuk do të shërbejmë për alibi dhe as nuk do të shikojmë se si manipulojnë dhe gënjejnë opinionin dhe qytetarët", tha Filipçe. rq/

Foto: LSDM

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR