• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Më 10 ose 17 tetor do të konstituohet Këshilli ekonomiko-social, paralajmëron Mickoski

Më 10 ose 17 tetor do të konstituohet Këshilli ekonomiko-social, paralajmëron Mickoski

Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sonte paralajmëroi se më datën 10 ose 17 tetor do të konstituohet dhe do të fillojë punën Këshilli ekonomiko-social.

"Këto dy data i kemi parë me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi se kur të mbahet ai Këshill", tha Mickoski sonte në emisionin "100 ditë Qeveri" në RTVM.

Lidhur me vërejtjet e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë se nuk është thirrur KES në 100 ditët e para të punës së Qeverisë dhe se nuk është bërë asgjë, Mickoski tha se Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë është një nga institucionet e rralla ku kryetari i Sindikatës është zgjedhur në mënyrë të dyshimtë.

"Ata nuk pritën as njëqind ditë dhe menjëherë filluan ta sulmojnë Qeverinë. Nuk pritën as dhjetë ditë. Atëherë kryetari i Lidhjes së Sindikatave i cili në mënyrë të dyshimtë është kryetar, filloi ta sulmojë Qeverinë e re. Porosia e tij e vetme ishte të sulmojë me qëllim për të siguruar paga më të larta, pa pasur asnjë parametër në dispozicion dhe të bisedonim së bashku. Pa kërkuar më pas as takim e as të kemi ndonjë dialog", shtoi Mickoski.

Ai ka thënë se ata që kanë kërkuar takim, të tilla janë realizuar. Ai ka potencuar se bisedojnë me Sindikatat për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), por edhe me sindikata të tjera që kanë kërkuar dialog.

"Ata që kanë kërkuar, si Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) kanë qenë te ne, kemi biseduar dhe procesi është duke rrjedhur. Poashtu, një pjesë e madhe e sindikatave që i janë drejtuar ministrit përkatës, kanë dialoguar dhe disa prej kërkesave tashmë janë harmonizuar. Mendoj se shumë shpejt nga sot disa nga sindikatat së bashku me Qeverinë do të dalim me një qëndrim përfundimtar dhe do të arrijmë marrëveshje. Më vjen keq që kryetari i Lidhjes së Sindikatave ka zgjedhur një mënyrë të tillë, ai në mënyrë të dyshimtë është kryetar, por është zgjedhje e tyre dhe këtu nuk mund të gjykoj", shton Mickoski.

Sa i përket punëdhënësve, Mickoski tha se në vazhdimësi është duke biseduar me Odat ekonomike.

Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR