Nënshkruhet marrëveshje për një grant evropian, rreth 50 shkolla do të marrin sisteme fotovoltaike solare
- Pesëdhjetë shkolla në vend do të përmirësojnë efikasitetin energjetik me instalimin e sistemeve fotovoltaike soalre, për çka sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe zëvendësguvernatori i Bankës për Zhvillim e Këshillit të Evropës, Tomas Boshek, nënshkruan marrëveshje për një grant të pakthyeshëm me vlerë 1,1 milionë euro.
Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Pesëdhjetë shkolla në vend do të përmirësojnë efikasitetin energjetik me instalimin e sistemeve fotovoltaike soalre, për çka sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe zëvendësguvernatori i Bankës për Zhvillim e Këshillit të Evropës, Tomas Boshek, nënshkruan marrëveshje për një grant të pakthyeshëm me vlerë 1,1 milionë euro.
"Shkollat do të zëvendësojnë energjinë e bazuar në lëndë djegëse fosile me energji të pastër dhe të rinovueshme. Në këtë mënyrë ata do të japin një kontribut shtesë në mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe do të kursejnë mjete që mund të rialokohen për përmirësimin e kushteve të mësimit", kumtoi MASH.
Në nënshkrimin e marrëveshjes për këtë projekt të miratuar përmes Fondit Evropian për Investime të gjelbërta sociale, me qëllim përforcimin e masave klimatike gjithëpërfshirëse, Janevska falënderoi Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit në përmirësimin e kushteve të infrastrukturës në fushën e arsimit.
Ministrja Janevska shprehu pritjet se bashkëpunimi në drejtim të arritjes së standardeve evropiane të cilësisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. ls/
Foto: Ministria e Arsimit dhe Shkencës