• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Inspektorë nga ISHSSH kanë kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme në Klinikën e fëmijëve lidhur me vdekjen e foshnjës 14-muajshe

Inspektorë nga ISHSSH kanë kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme në Klinikën e fëmijëve lidhur me vdekjen e foshnjës 14-muajshe

Shkup, 7 tetor 2024 (MIA) - Inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH) sot në hapësirat e Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve kanë bërë kontroll të jashtëzakonshëm mbi tërë dokumentacionin dhe kanë marrë deklarata nga të gjithë mjekët e përfshirë në rastin e vdekjes së foshnjës 14-muajshe.

"Hetimi profesional vazhdon deri në zbardhjen e rastit", thuhet në kumtesën e publikuar në faqen e Klinikës së fëmijëve.

Numri një i Shëndetësisë, Arben Taravari në deklaratën për media tha se mëngjesin e sotëm ka pasur takim me drejtorin e ISHSSH dhe se inspektorët janë duke inspektuar Klinikën e fëmijëve dhe Klinikën për sëmundje të frymëmarrjes te fëmijët në Kozle.

Paralelisht me mbikëqyrjen e jashtëzakonshme inspektuese nga ISHSSH është formuar edhe komision pranë Ministrisë së Shëndetësisë i cili duhet ta zbardhë rastin.

Dje, ministri Taravari në deklaratën për media tha se ka informacione për refuzimin e hospitalizimit të foshnjës, por se pret detaje nga Komisioni për mbikëqyrje profesionale. Përgjegjësi sipas ministrit doemos të ketë.

"Është kthyer, për fat të keq. Nëse për shkak të gabimit mjekësor apo mosdijes, duhet të konstatohet. Duhet patjetër të ketë përgjegjësi. Megjithatë, mos prisni nga unë që sot të gjykoj. Organet kompetente le të hetojnë gjithçka në detaje. Në fund të fundit, dikush duhet të bart përgjegjësi kur ka raste tragjike si ky. Kanë arrit dy anesteziologë mbrëmjen kur fëmija ndërroi jetë, ka pasur tentim për ta intubuar, por me saturim të ulët dhe aritmi ka qenë problem", ka thënë dje Taravari.

Nga Frontit Evropian sot kërkuan dorëheqjen e ministrit Taravari.

"As ministri Taravari i cili është krejtësisht i hutuar duke shëtitur nëpër lagje dhe qytete në përpjekje për t'i vjedhur vulat e partisë ASH të ish kryetarit të tij Ziadin Sela, nuk ndjen asnjë përgjegjësi morale dhe motiv moral për të vepruar në një situatë të tillë. Përkundrazi, ai tenton ta relativizojë gjithë këtë situatë që në një shtet normal do të rezultonte jo vetëm me dorëheqjen e tij por edhe dorëheqjen e drejtorit të paaftë Memedi. Apelojmë deri tek ju Arben që të ikni", tha Toska.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR