• e mërkurë, 14 gusht 2024
Në ditën e sotme

13 gusht 2024 (MIA)

1624. - Luigji XIII emëron Kardinalin Rishelië shef të ministrave të Francës.

1788. - Prusia i bashkohet aleancës Anglo-Hollandeze, duke formuar Aleancen Treshe, me qëllim parandalimin e përhapjes së Luftës Ruso-Suedeze të vitit 1788-1790. 

1792. - Revolucionaret francezë burgosin familjen mbreterore të Frances. 

1814. - Hollandezët i lëshojnë Britanisë, Kepin e Shpresës së Mirë. 

1818. - Lindi Lisi Ston, feminist amerikan. Ai ishte themelues i Shoqatës Amerikane të Mbrojtjes së Grave. 

1826. - Vdiq Rene' Lenek, mjek i famshëm francez. 

1868. - Një seri tërmetesh filluan të trondisin Perunë dhe Ekuadorin. Pasojat e këtyre tërmeteve ishin rreth 25 000 viktima. 

1888. - Lindi Xhon Logi Berd, inxhinier skocez dhe pionieri i televizionit. 

1899 - Lindi në Angli, Alfred Xhozef Hiçkok, regjisor i famshëm Hollivudian i filmave si "39 hapa", "Psiko" dhe "Zogjte". 

1902. - Lindi Feliks Vankel, projektues gjerman i motorrave. Ai u bë i famshëm për motorrin me piston rotativ, motor që mori edhe emrin e tij. 

1912. - Vdiq Zhyl Maçane, kompozitor francez I operave të tilla si "Vertur" dhe "Maron". 

1914. - Franca i shpall luftë Austro-Hungarisë. 

1923.- Mustafa Kemal Pasha, i quajtur Ataturk (babai i Turqisë) u bë presidenti i parë i Republikës Turke. Ai mori pjesë në lëvizjen e xhonturqve. Si president i Republikës turke zbatoi reforma progresive. Ka lindur në Selanik në vitin 1881 dhe vdiq në vitin 1938. 

1960. - Republika e Afrikës Qendrore fiton pavarësinë nga Franca. 

1964. - Varjet e fundit në litar në Britani u kryen ndaj dy vrasësve, në Mançester dhe Liverpul. 

1993. - Mbi 120 gjetën vdekjen gjatë shembjes së një hoteli në Tajlandë. 

1999. - Vdiq në moshën 72-vjeçare, Injac Bubis, kryetar i Komunitetit çifut gjerman dhe president i Kongresit Europian te Çifutëve. 

2001. - Në Shkup u nënshkrua Marrëveshja kornizë e Ohrit, dokument politik për zgjidhjen e krizës në Republikën e Maqedonisë. Dokumentin e nënshkruan presidenti i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski dhe katër liderët politik - të VMRO-DPMNE-së, Lubço Georgievski, i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, i PDSH-së, Arbën Xhaferi dhe i PPD-së, Imer Imeri. Gjatë nënshkrimit të dokumentit morën pjesë edhe përfaqësues të lartë ndërkombëtar. 

2003. - Libia u dakordua që të paguajë 2.7 milionë dollarë familjeve të 270 njerëzve të vdekur në shpërthim të bombës në aeroplanin e kompanisë "Pan Ameriken" mbi Lokerbi në Skoci, në vitin 1988. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR