• e enjte, 15 gusht 2024

Mbrëmje polake në "Verën e Ohrit" me pianistet Ana Miernik dhe Joana Sohaçka

Mbrëmje polake në

Ohër, 14 gusht 2024 (MIA) - Në ofertën e programit muzikor të edicionit të 64-të të Festivalit "Vera e Ohrit" sonte është performanca e artisteve polake të pianos Ana Miernik dhe Joana Sohaçka.

Ana Miernik ka performuar në dyzet vende në të gjitha kontinentet. Në vitin 2015 mori pjesë në "Karnegi Holl" në Nju-Jork. Ajo mban koncerte në salla koncertesh prestigjioze si në Operën e Sidneit, Teatrin Kombëtar në Lima, Pallati Belles Artes në Meksikë etj. Në kuadër të programit "El Sistema", ajo interpreton me Orkestrën Simfonike "Huan Hose Landaeta", si dhe me Orkestrën Simfonike Kombëtare të Argjentinës, Orkestrën Shtetërore të Meksikës, Orkestrën në Jukatan, Orkestrën Simfonike Malazeze, Orkestrën e RTV-së Shqiptare, Filarmonia Marçigiana, si dhe orkestra të shumta në Poloni, Argjentinë, Spanjë, Bullgari, Venezuelë dhe Peru. Ajo performoi në Otavë dhe Kalgari në Kanada, në Kanberra, Sidnei, Melburn, Brizbejn dhe Perth në Australi, Uelington në Zelandën e Re, në Vjenë, Paris, Romë, Bari, Majami, Sao Paulo, Brazilia, Buenos Aires, Bogota, Lima dhe Santiago de Kili.

Jana Sohaçkën kritika e përshkruan si një artiste e cila "jo vetëm që luan, por jeton në muzikë" dhe si "një pianiste që eksploron botët e shëndosha me inteligjencë dhe kulturë pianiste". Sohaçka tashmë ka pushtuar audiencën në shumë vende: Angli, Francë, Austri, Bullgari, Gjermani, Republikën Çeke, Spanjë, Zvicër, Estoni, Holandë, Itali, Moldavi, Izrael. Ajo ka performuar në sallat prestigjioze të koncerteve si “Karnegi Holl” në Nju Jork, Forumi Kombëtar i Muzikës në Vroclav, "Rojal Albert Hall" në Londër, “Betoven Haus” në Bon, Filarmonia Kombëtare në Kishinau, Filarmonia Kombëtare në Varshavë. Ajo është fituese e çmimeve dhe mirënjohjeve nga më shumë se 30 konkurse ndërkombëtare të pianos në Angli, SHBA, Estoni, Francë, Gjermani, Austri, Hungari, dhe në vitin 2019 është vlerësuar me çmimin e parë dhe të gjitha çmimet speciale në Konkursin e Pianos në Padova, Itali.  sa/

foto: Vera e Ohrit

 

QËNDRONI TË LIDHUR