• e enjte, 15 gusht 2024

Sistemi për menaxhim me kriza do t'i nënshtrohet reformave, vendi edhe më tej përballet me zjarre dhe temperatura ekstrem të larta

Sistemi për menaxhim me kriza do t'i nënshtrohet reformave, vendi edhe më tej përballet me zjarre dhe temperatura ekstrem të larta

Shkup, 14 gusht 2024 (MIA) - Sistemi për Menaxhim me Kriza do të reformohet, ka vendosur Qeveria, dhe kjo do të bëhet përmes bashkimit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrës për Menaxhim me Kriza. Diçka që, sipas Qeverisë, në të ardhmen do të kontribuojë në menaxhimin më efikas të krizës. Ndërkohë, zjarret nuk po shuhen, ndërsa temperaturat janë ende jashtëzakonisht të larta.

Kryeministri Hristijan Mickoski dje informoi se në seancën e Qeverisë është marrë vendim për bashkimin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrës për Menaxhim me Kriza në mënyrë që sistemi i menaxhimit të krizave të funksionojë në mënyrë më efikase.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, ai tha se është e nevojshme një reformë në sistemin e menaxhimit të krizave.

"Hapi i parë që bëmë ishte që morëm vendim që QMK dhe DMSH të nisin një proces bashkimi, së pari optimizimin e stafit dhe së dyti, të kemi një institucion që në kushtet e menaxhimit të krizës do të dijë të veprojë sipas protokolleve të caktuara", tha kryeministri pas vizitës së djeshme në fillimin e aktiviteteve ndërtimore për zgjerimin e objektit “Izvorçe” në çerdhen Srniçka në Aerodrom.

Shtoi se reformat do të bëhen pasi të luftohet elementi i zjarrtë, kur, siç tha, “do të ulemi dhe të merremi seriozisht me këtë temë që të mos na ndodhë vitin tjetër”.

Ai bëri të ditur se në seancën e qeverisë kanë miratuar më shumë mjete për QMK dhe DMSH, të cilat nevojiten për përballimin e zjarreve.

Kryeministri iu referua edhe situatës me zjarret, duke treguar se janë përballur me situatën e mungesës së aeroplanëve për t'u përballur me zjarrin, ndërkohë që janë në pension edhe pilotët.

Numri i zjarreve nuk po zvogëlohet, apel deri te qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, informoi se numri i zjarreve nuk po zvogëlohet dhe sipas përvojës së mëparshme, siç tha ai, priten edhe të reja. Ai u ka bërë apel qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, të mos shkaktojnë zjarre dhe nëse vërejnë zjarr të lajmërojnë menjëherë.

Angellov sot informoi se gjatë ditës së djeshme kishte 37 zjarre në ambient të hapur, ndërsa sot deri në orën 16 ishin 23. Prej tyre, siç tha, pesë janë shuar, tetë janë vënë nën kontroll, ndërsa dhjetë janë aktive.

"Fatkeqësisht, pres që në orët e ardhshme të shfaqen zjarre të reja në ambient të hapur, sepse kështu na tregon përvoja e mëparshme", tha Angellov.

Zjarri më i vështirë që po përpiqen ta shuajnë më shumë se 20 ditë është zjarri në territorin e Komunës së Makedonski Brodit, siç informoi, i cili aktualisht ka dy degë.

"Dega që hyn në vendgjuetinë Jasen është nën kontroll të plotë, ndërsa në degën e dytë e cila lëviz në drejtim të fshatit Belicë dhe restorantit Belicë, mëngjesin e sotëm vepruam me helikopter slloven dhe nga toka veprojmë me 15 pjesëtarë të policisë si dhe 15 pjesëtarë të ushtrisë. Në të njëjtën kohë u ndihmojnë të tre zjarrfikësve dhe katër personave nga Parku Kombëtar. Fatkeqësisht në disa vende digjet pyll cilësor me pisha", tha drejtori.

Lidhur me zjarrin e dytë të rëndë në Pehçevë, në drejtim të fshatit Negrevë, informoi se po veprojnë me pesë er traktorë, ndërsa në tokë shuajnë 15 pjesëtare të ushtrisë, 10 pjesëtarë të policisë, 10 punëtor të DMSH-së dhe 32 të punësuar në Pyjet kombëtare.

Angellov tha se gjatë këtij zjarri digjet një pyll i përzier dhe lufta me të, siç tha ai, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm që të mos ndezin zjarr në ambient ​​të hapur dhe u bëri thirrje nëse vërejnë tym apo zjarr të hapur të lajmërojnë në numrin 112, por nëse dyshojnë se një person i caktuar ka vënë një zjarr diku, të njëjtin ta raportojnë në stacionin policor më të afërt ose në numrin 112.

Angellov theksoi se gjatë korrikut kishte 765 zjarre në ambient të hapur mes të cilëve edhe zjarre pyjore.

Во моментов во државата активни се девет пожари од кои најтешкиот е на Осоговските планинини кој е на недостапен терен, а нови пожари се регистрирани на териториите на Охрид и Скопје, вели во

Ndërkohë dje janë regjistruar gjithsej 37 zjarre në qiell të hapur nëpër vend, 10 prej të cilëve janë aktive, gjashtë janë nën kontrollë, ndërsa 21 janë shuar.

Zjarri është aktiv në komunën e Makedonski Brodit, ku digjet një pyll me pisha. Në Komunën e Pehçevës, në territorin e fshatit Negrevë, digjet një pyll i përzier. Në Komunën e Novacit po digjet bimësi e ulët. Bimësia me kërcell të ulët është djegur në Komunën e Resnjës, në Galiçicë, duke u përhapur në drejtim të majës "Magaro" drejt Stenjës, nga ana e Ohrit. Një pyll me pisha dhe ahu digjet në Komunën e Kërçovës, në mes të fshatrave Pateec dhe Koziçino. Zjarri i dytë në Komunën e Kërçovës është në mes të fshatrave Çellopek dhe Bigor Dolenci, ndërsa i treti në Zajaz dhe Strogomishtë e Epërme - që të dyja në pyje. Zjarri i fundit në këtë komunë ende aktiv, është pranë fshatit Tuin, ku digjet një pyll dushku. Në Komunën e Pllasnicës po digjet bimësia me kërcell të ulët. Një pyll me dushk është djegur në Komunën e Koçanit, në territorin e fshatit Presekë.

Nga zjarret nën kontrollë njëri është tek "TEC Negotinë", është djegur barë i thatë. I dyti është në territorin e Komunës së Demir Hisarit dhe Ohrit, ku është djegur bimësi e ulët. I treti është në Komunën Çashkë, ku po digjet pyll i përzier. Dy deponi janë djegur në territorin e Komunës së Dellçevës dhe Likovës. Zjarri i fundit nën kontroll është në deponinë e qytetit në Komunën Koçanë, ku po digjen plehra, barë i thatë dhe bimësi e ulët.

Niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta, masa aktive të qeverisë

Edhe vala e të nxehtit që ka përfshirë këto ditë vendin nuk ndihmon kundër zjarreve. Niveli i rrezikut nga temperaturat e larta portokalli mbetet aktiv sot dhe nesër pasi nën ndikimin e një mase ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, moti do të jetë veçanërisht i nxehtë dhe temperatura e ditës do të kalojë 40 gradë.

DPHM deri në fund të kësaj jave prognozon mot me diell dhe shumë të nxehtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare.

"Nga e enjtja në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë dukuri lokale të motit jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, veçanërisht në ditët e fundjavës ku do të ketë kushte për stuhi të izoluar me reshje të fuqishme të shiut, bubullima, erë të përforcuar dhe breshër”, kumton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Властите во провинцијата Британска Колумбија во западна Канада објавија зголемување на бројот на ненадејни смртни случаи поврзани со екстремно високи температури, наведувајќи дека речиси 500

Për shkak të valës së re të të nxehtit në tre ditët e para të kësaj jave të punës, deri nesër (14 gusht) vlejnë rekomandimet për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta të cilat i miratoi Qeveria në seancën e së dielës me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Me rekomandimet e parandalimit, grupet më të rrezikuara të popullsisë – gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, përjashtohen nga detyrimet e punës.

Punëdhënësve u rekomandohet që nga data 12 deri më 14 gusht të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë në ambient të hapur, pra të shmangin aktivitetet e punës në natyrë nga ora 11 deri në orën 17 dhe gjatë asaj periudhe të ditës të mos nxjerrën as fëmijët nga kopshtet dhe të mos kenë aktivitet fizik.

Komunat, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për çështje sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit këshillohen që të ndihmojnë personat e vetmuar, të moshuarit, të pamundurit dhe të pastrehët. mb/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR