• e premte, 16 gusht 2024

"VLEN": Largimi i Shkodran Tolajt do ta çlirojë Ansamblin e këngëve dhe valleve shqipe

Shkup, 15 gusht 2024

Shkodran Tolaj, këngëtari i Ali Ahmetit, i emëruar drejtor i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoninë e Veriut nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe satelitët e saj sollën këtë institucion në buzë të shkatërrimit. Në vend që të zgjidhte problemet e shumta të grumbulluara ndër vite, Tolaj degradoi edhe më tej Ansamblin, duke shfryrë frustrimet e tij ndaj punonjësve dhe duke thelluar krizën që ka përfshirë këtë institucion të rëndësishëm kulturor.

Koalicioni VLEN që nga dita e ardhjes në pushtet, përskaj cunamit ekonomik me të cilin e gjetën buxhetin shtetëror, ka marrë hapa konkret drejt zgjidhjes së problemeve të akumuluara me vite.

Andaj nën udhëheqjen e zëvendës-ministrit të Kulturës, Sedat Sulejmani u ndërmоrën hapa konkretë për të ndryshuar këtë situatë dhe për të mbështetur artistët dhe kulturën tonë. Për këtë qëllim, u propozua ndryshim i rëndësishëm në ligjin për kulturën në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky ndryshim parashikon që artistët të kenë kontrata me kohë të pacaktuar, duke zëvendësuar sistemin aktual të kontratave të përkohshme që kanë krijuar pasiguri dhe vështirësi për artistët tanë.

Ky është një hap i madh përpara për mbështetjen e kulturës sonë dhe për krijimin e një mjedisi më të qëndrueshëm dhe të drejtë për të gjithë artistët.

Koalicioni VLEN edhe një herë i bën thirrje prokurorisë që të gjejë guximin dhe të merret me këtë drejtori dhe drejtor i cili përvec mobingut të ushtruar ndaj punonjësve, të sheh nëse ka bërë edhe shkelje tjera ligjore.

VLEN do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për të mbrojtur dhe avancuar  kulturën dhe artistët në Maqedoninë e Veriut.

NDRYSHIMI VLEN

Koalicioni VLEN

_______________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR