• e premte, 16 gusht 2024

Vazhdon shuarja e zjarrit nga ajri dhe toka në PK "Prespë" të komunës së Pustecit

Vazhdon shuarja e zjarrit nga ajri dhe toka në PK

Pustec, 15 gusht 2024 (MIA) - Vazhdon ndërhyrja nga ajri dhe nga toka në shuarjen e zjarrit të madh në Parkun kombëtar "Prespë" në komunën e Pustecit. 

"Aeroplani rumun që arriti dje falë bashkëpunimit me mekanizmin evropian të Mbrojtjes civile deri më tani ka bërë më shumë fluturime. Ndërhyrja nga ajri dhe nga toka me 120 forca të angazhuara vazhdon me besimin se falë këtij operacioni kompleks do të arrijmë të lokalizojmë plotësisht të gjitha pikat e nxehta", publikoi në Fejsbuk, Nertil Jole, prefekt i qarkut të Korçës.

Njësitet zjarrfikëse nga disa komuna të këtij qarku në të cilin territorialisht përfshin dhe komunën e Pustecit, tashmë janë angazhuar për të dhjetën ditë për shuarjen e zjarreve në Malin e Thatë.

Ndihmojnë edhe pjesëtarët e armatës dhe policisë, si dhe popullata vendase.

Me përpjekjet maksimale kanë arritur të përballen me flakët që po kërcënonin Goricën e Madhe dhe pikën kufitare "Goricë". rq/

Foto: Fejsbuku i Nertil Jole

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR