• e enjte, 15 gusht 2024

Frekuentim i rritur i automjeteve në VK Tabanoc

Frekuentim i rritur i automjeteve në VK Tabanoc

Shkup, 14 gusht 2024 (MIA) - Në vendkalimin kufitar Tabanoc ka rritje të frekuencës së automjeteve për hyrje dhe dalje nga vendi. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më vonesa, njoftoi sot Lidhja auto-moto e Maqedonisë.

LAMM informon se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata, ndërsa është rritur intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR