• e hënë, 12 gusht 2024

Mot me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare

Mot me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare

Shkup, 11 gusht 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në vendet lindore herë pas here me erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë nga 11 deri në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33 deri në 39 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 38 gradë Celsius.

Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Çështje Hidrometeorologjike (DPHM), në ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë, veçanërisht në fillim të javës së ardhshme kur në disa vende do të aktivizohet niveli portokalli për rrezik nga temperaturat e larta. Temperatura maksimale në vend do të kalojë 40 gradë. Nga pasditja e së mërkurës, e sidomos ditën e enjte, do të rriten kushtet për paraqitje të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht dhe në formë stuhie. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR