• e martë, 24 dhjetor 2024

Kuvendi e miratoi ribalancin e Buxhetit

Kuvendi e miratoi ribalancin e Buxhetit

Shkup, 12 gusht 2024 (MIA) - Kuvendi sot pasdite me 67 vota "për", shtatë kundër dhe pas asnjë të përmbajtur, e miratoi ribalancin e Buxhetit për vitin 2024.

Me ribalancin të ardhurat  e përgjithshme janë planifikuar në 318,2 miliardë denarë, që është 2,6 për qind më shumë se parashikimet fillestare, shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në 362,8 miliardë denarë ose 5,6 për qind më shumë se parashikimet fillestare, shpenzimet kapitale janë planifikuar në vlerë prej rreth 44,7 miliardë denarë, kurse deficiti është planifikuar në nivelin prej 44,7 miliardë denarë, përkatësisht nga 3,4 për qind e planifikuar fillimisht në 4,9 për qind të PBB-së.

Siç tha ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska në ekspozenë e saj para deputetëve, ribalanci është përpjekje e Qeverisë së re që të sigurojë likuiditet për servisim të rregullt të të gjitha detyrimeve deri në fund të vitit njëkohësisht me sigurim të  funksionimit normal të institucioneve dhe realizim të projekteve të cilat kanë dinamikë adekuate. 

"Duhet të sigurohet likuiditet, pagesë e pensioneve të rritura, të drejtave të të punësuarve dhe detyrimet e duhura ndaj ekonomisë", theksoi Dimitrieska Koçoska.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së e përsëritën qëndrimin e partisë, se me ribalancin sigurohen mjete për paga, pensione, shujta të studentëve dhe bursa, subvencione bujqësore, mjete për komunat, për shlyerjen e borxheve, për sportistët,...

"Ribalanci është përpjekje për të rishpërndarë fondet e dobëta apo të parealizuara, për të pritur fundin e vitit në gjendje më normale", theksuan deputetët, duke akuzuar qeverinë e mëparshme për, siç theksuan, shpenzime të kota të parave publike.

I pari në diskutimin e përgjithshëm në seancë plenare foli Dimitar Kovaçevski, i cili tha se LSDM dhe koalicioni nuk do të mbështesin ribalancin. Deputetët e Frontit Evropian, nga ana tjetër, e braktisën seancën për shkak se Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, në lexim të parë, u hoq nga rendi i ditës.

Mbledhja në të cilën, përveç ribalancit të Buxhetit, ka më shumë pika duhet të vazhdojë nesër në orën 12. fc/

Fotografia: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR