• e martë, 24 dhjetor 2024

Limani ndau mirënjohje për artistin, Salla Shabani

Limani ndau mirënjohje për artistin, Salla Shabani

Gostivar, 12 gusht 2024

Ushtruesi i detyrës kryetari i Komunës së Gostivarit,  Valbon Limani sot vizitoi artistin dhe mjeshtrin e madh të instrumenteve muzikore,  Salla Shabani. I shoqëruar nga kryesuesi i Këshillit Komunal, Namik Durmishi, në një atmosferë dhe bisedë shumë miqësore, kryetari Limani i ndau mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën e artit, në emër të Komunës së Gostivarit.

"Artistit dhe mjeshtrit të madh, njërit prej ikonave të artit dhe kulturës gostivarase, Salla Shabani, i dorëzova Mirënjohje në emër të Komunës së Gostivarit dhe jam i bindur se bashkë me këtë mirënjohje ai ka vlerësimin dhe dashurinë e çdo gostivarasi dhe shqiptari" u shpreh Limani.

Mjeshtri i madh i instrumenteve frymore Sallah Shabani pos prodhimit të instrumenteve frymore dhe me tela, njihet edhe si mjeshtër dhe zotërues i mrekullueshëm në interpretimin e tyre. Është një nga themeluesit e AKVP “Besa”, nga Gostivari. Në mënyrën më të mirë të mundshme, në gjitha vendet ku ka marrë pjesë ka prezantuar folklorin burimor të Pollogut. 

Për kontributin e tij, Shabani u shpërblye me diploma, pllakete dhe shumë mirënjohje kombëtare e ndërkombëtare, andaj meriton të gëzon epitetit ambasador i denjë i kulturës dhe arit gostivaras.  

Shërbimi për Informim – Komuna e Gostivarit

__________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR