• e martë, 24 dhjetor 2024

Dimitrieska Koçoska: Paga minimale të përcaktohet në bazë reale, rritja lineare e pensioneve është modeli më i mirë

Dimitrieska Koçoska: Paga minimale të përcaktohet në bazë reale, rritja lineare e pensioneve është modeli më i mirë

Shkup, 12 gusht 2024 (MIA) - Arnim të vrimave, kështu sonte ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska e quajti ribalancin e Buxhetit për vitin 2024 i cili sot, me propozim të Qeverisë, ishte miratuar nga Kuvendi. 

Siç vlerësoi Dimitrieska Koçoska në Ditarin e TV Sitel, me Buxhetin fillestar nuk ishte planifikuar ajo që ishte ligjore, ndërsa me ribalancin, është paraparë jo vetëm kjo, por edhe servisim i shumë detyrimeve të duhura. Ka para, tha, për paga, pensione, si dhe mjete për komunat. 

Ministrja vlerëson se rritja lineare e pensioneve është modeli më i mirë, ndërsa paga minimale dhe rritja e saj, duhet të përcaktohet, siç tha, në mënyrë të duhur, në bazë reale. 

Për korridoret 8 dhe 10, përsëriti se dy projektet nuk mund të bëhen paralelisht. Ndoshta për dy-tre vjet, sqaroi, do të mund të përfshihet Korridori 8 i cili për momentin për ne nuk ka vlerë të shtuar, ndërsa Korridori 10, theksoi, për sektorin e biznesit është shumë i rëndësishëm dhe gjatë kësaj, detyrim dhe prioritet i pushtetit është që tu ndihmohet kompanive. 

Në pyetjen për "Behtel dhe Enka", Dimitrieska Koçoska u përgjigj se për vitin e ardhshëm janë paraparë 250 milionë euro. 

"Sa i përket pagës minimale dhe rritjes së saj, duhet ta shikojmë punën realisht. Personalisht, unë do të doja që të gjithë të kishin rritje të pagave. Por, kur i vendosni gjërat, ato duhet të jenë në bazë reale. Duhet të punohet në përcaktimin e saktë të pagës minimale, që do të thotë produktivitet më i lartë. Ne duhet t'i shikojmë gjërat në afat të gjatë. Sa i përket pensioneve, tani më së shumti do të marrin ata me pensione më të ulëta prej 13.000 - 13.500 denarë. Do të shkojmë me rritje lineare në shtator dhe mars dhe më pas do t'i rikthehemi metodologjisë së vjetër. Nëse më pyesni mua personalisht, jam për rritje lineare të pensioneve", nënvizoi Dimitrieska Koçoska.

Duke folur për borxhin, theksoi se tashmë nuk ekziston rrezik për imazhin kreditues të shtetit. 

"Gjithsej 181 milionë euro është borxhi të cilin e bëjmë ne për shkak të një mori detyrimesh të papërfunduara të cilat as nuk ishin denoncuar", theksoi ministrja. 

Ajo foli edhe për Ligjin për rritjen e pagave të funksionarëve të cilin, përkujtoi, e miratoi pushteti i kaluar. Propozoi të miratohet ligj për uljen e pagave të funksionarëve, të gjithë t'i kthejnë paratë të cilat deri më tani i merrin në bazë të pagave të rritura të funksionarëve dhe ata që marrin, të ndërpresin apanazhin. fc/

Fotografia: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR