• e shtunë, 06 korrik 2024

Mickoski: Shifrat në buxhet janë katastrofike, por do të gjenden mjete për të paguar pensionet e rritura

Mickoski: Shifrat në buxhet janë katastrofike, por do të gjenden mjete për të paguar pensionet e rritura

Shkup, 5 korrik 2024 (MIA) - Çështja është se si do të paguhet ajo që rregullisht është paraparë në Buxhet. Ne po përpiqemi të jemi kreativ dhe qytetarët nuk e ndjejnë këtë. Për pensionet e rritura do të ketë mjete, kurse me sindikatat do të ulemi së bashku për të parë nëse ka mundësi që paga minimale të rritet në 450 euro në 100 ditët e para të Qeverisë", tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.

"Në shtatë vitet e fundit një tajfun ka kaluar në vend dhe jo vetëm që e grabiti, por edhe e shkatërroi rëndë. Shpresoj që në 100 ditët e para të kem mundësi të ulem me sindikatat, së bashku me ministrat e financave, ekonomisë dhe punës dhe të politikës sociale, demografisë dhe rinisë, dhe të bisedojmë dhe t'ua tregojmë numrat që të shohin se me çfarë po përballemi", tha Mickoski në përgjigje të një pyetje në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri. 

Ai theksoi se shifrat në Buxhet janë katastrofale dhe porositi se për pagesën e pensioneve së bashku me rritjen lineare do të gjendjen mjete sepse, siç tha, ka një rishpërndarje të saktë në Buxhet.

"Mungojnë 2,5 miliardë denarë për pagesë të rregullt të pensioneve, përveç rritjes lineare shtesë të cilës e paralajmëruam dhe premtuam. Megjithatë, do të luftojmë deri në fund që çdo gjë që është në interes të qytetarëve të jetë edhe në interesin tonë dhe ta realizojmë", tha Mickoski. 

Sepse, siç tha, do të ulen me sindikatat që së bashku të shohin së ka mundësi edhe për rritje të pagës minimale në 450 euro në 100 ditët e para të qeverusë siç kërkojnë sindikatat.

"Nëse ka mundësi, mirë, por nëse nuk ka mundësi, pres që të gjithë të arrijmë në një përfundim se si të punojmë së bashku për të krijuar një mundësi. Pikërisht kështu duhet të funksionojë kjo Qeveri - të jetë partner me të gjithë në bazë të mundësive. Nëse mund të gjenden mjete së bashku do të ulemi dhe do të bisedojmë. Kushdo që mendon se ka zgjidhje le të vijë, unë dua ta dëgjoj dhe të bisedojmë. Të gjitha zgjidhjet janë të mirëseardhura. Të gjithë jemi këtu dhe punojmë për të mirën e qytetarëve dhe për të ardhmen e shtetit tonë të përbashkët", thekson Mickoski. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR