• e enjte, 15 gusht 2024

Mickoski: Marrëveshja kornizë solli paqe, por për disa parti politike është më e mira dhe zbatohet vetëm me kusht kur ato janë në pushtet

Mickoski: Marrëveshja kornizë solli paqe, por për disa parti politike është më e mira dhe zbatohet vetëm me kusht kur ato janë në pushtet

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Duhet të jemi realist dhe të thuhet se miratimi i Marrëveshjes Kornizë në atë kohë asnjërën nga palët nënshkruese nuk e ka lumturuar dhe kënaqur plotësisht, por megjithatë e kanë miratuar atë që në atë moment ka qenë më e nevojshme dhe më e kërkuar, e ajo është paqja. Nga ky aspekt duhet kuptuar se ky është një atdhe i përbashkët për të gjithë dhe se patriotizmi i përbashkët do të thotë vetëm të ndërtosh një jetë nën të njëjtën çati, me të drejta por edhe detyrime dhe të luftohet për një jetë më të mirë nën të njëjtin qiell. Marrëveshja Kornizë e Ohrit është pjesë e ligjeve dhe kushtetutës së Maqedonisë, por ajo që nuk ka përfunduar dhe në të cilën duhet të punojmë janë problemet reale të bashkëqytetarëve tanë.

Këtë e theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në seancën zyrtare të Qeverisë me rastin e 23 viteve nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, duke theksuar se 23 vjet janë një distancë kohore e mjaftueshme për t'i parë gjërat me dozë të objektivitetit dhe të flasim për aspektet dhe kontributin e kësaj marrëveshjeje, por edhe për sfidat që qëndrojnë para nesh.

"Fakti që jemi të ndryshëm nga etnia, ndoshta edhe nga feja, nuk na bën të ndryshëm për sa i përket nevojave dhe prioriteteve, kurse nevoja dhe prioriteti kryesor i të gjithëve është një jetë më e mirë. Ne kemi të njëjtat probleme të përbashkëta dhe prandaj duhet së bashku të ofrojmë zgjidhje dhe t'i zgjidhim ato probleme. Nuk mund të them që të gjithë kontribuojnë ndoshta njëlloj në këtë proces. Por pyetja e vërtetë është pse është kështu dhe cilat janë motivet", tha Mickoski.

Sipas tij, për një kohë shumë të gjatë elita të caktuara politike kanë përdorur Marrëveshjen Kornizë, por edhe të drejtat etnike në përgjithësi, si mbulesë për të mbuluar interesat e tyre personale dhe kryesisht fitimprurëse, por edhe faktin se janë keqpërdorur temat etnike për një kohë të gjatë dhe shumë intensivisht, ndërtohen karriera në këtë emër, ndërsa jeta reale, jeta e atyre që ndajnë njësoj përditshmërinë, si të gjithë qytetarëve të tjerë, është gjithnjë e më e vështirë dhe e pakënaqur.

 

"Për disa parti politike Marrëveshja Kornizë është më e mira dhe zbatohet vetëm me kusht kur të njëjtët pushtet, menjëherë pasi të jenë në opozitë dalin me kritika dhe zgjidhje kreative për ta plotësuar, por edhe një lexim ndryshe të të drejtave dhe detyrimeeve që rrjedhin prej saj. Në të njëjtën kohë, duke harruar se sa i shtrenjtë është çmimi i asaj marrëveshjeje dhe se ajo marrëveshje është shkruar, ndër të tjera, me shumë vuajtje dhe sakrifica nga të gjitha anët, dhe deri diku është edhe mungesë respekti për ato viktima që janë aty nga të gjitha anët. Ata sillen në mënyrë të papërgjegjshme ndaj temës së marrëdhënieve ndëretnike sepse më së paku i kushtuan rëndësi kësaj, pasi u dorëzuan dhe u fokusuan në interesa personale, biznese dhe tenderë. Këtë e shfrytëzojnë si platformë për vetëpromovim, për të ndërtuar karrierë dhe koalicione biznesi, thekson kryeministri Mickoski. Në vend të ndërtuesve të marrëdhënieve ndëretnike, ata u bënë përfitues të të njëjtave çështje dhe kur flasin për vlerat evropiane, e dini se atëherë i thyejnë më së shumti ato. Sa herë i keni vëzhguar këta njerëz në terren tek personi real për të ndihmuar dhe për të njohur jetën reale", pyeti Mickoski.

Sipas tij, pyetja e vërtetë është se sa të kënaqur janë sot qytetarët e zakonshëm maqedonas, shqiptarë, turq, rom, serb, vllavë, boshnjakë dhe të gjithë qytetarët e tjerë.

Në seancë foli edhe Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Më herët, në Klubin e deputetëve në Shkup, zëvendëskryeministri Mexhiti mbajti një panel diskutimi kushtuar përvjetorit të Marrëveshjes Kornizë të organizuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, kurse ai do të jeqë nikoqir sonte në pritjen solemne që do të mbahet për të njëjtin rast në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup.

Një festë të veçantë ka organizuar edhe Fronti Evropian, i udhëhequr nga BDI. Ata do ta shënojnë 23 vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit me një manifestim të titulluar “Akademia për legjitimitet” që do të mbahet në mesditë në hotelin Aleksandar Pallas në Shkup. ls/

foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR