• e enjte, 15 gusht 2024

Mickoski për ndërtimet e papërfunduara nga Shkupi 2014: Objektet e papërfunduara e ndërtojnë pamjen e kryeqytetit, por unë jam adhurues i stilit modern

Mickoski për ndërtimet e papërfunduara nga Shkupi 2014: Objektet e papërfunduara e ndërtojnë pamjen e kryeqytetit, por unë jam adhurues i stilit modern

Shkup, 15 gushti 2024 (MIA) - Objektet e papërfunduara të projektit Shkupi 2014 e ndërtojnë pamjen e kryeqytetit dhe do të doja sa më parë të përfundohen, por unë jam adhurues i stilit modern, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski duke u përjigjur në pyetjen e gazetarëve se cili është plani i Qeverisë për objektet e papërfunduara të vitit 2014, duke pasur parasysh se me ribalancin nuk janë paraparë para për përfundimin e atyre ndërtesave këtë vit.

"Me të vërtetë ajo është çështje e cila mua personalisht më përket si njeri i lindur në Shkup, i rritur këtu dhe me të vërtetë është tejet e shëmtuar ashtu siç duket tani e papërfunduar dhe kërkojmë mënyrë për shumë prej atyre objekteve si t'i përfundojmë. Unë për shijet nuk dua të diskutoj, ndoshta dikush ka  drejtim të caktuar në art që i pëlqen, ndoshta mua ajo që nuk më pëlqen, dikujt i pëlqen, por unë jam adhurues i stilit modern dhe do të doja ato ndërtesa dhe objekte të cilat ju i përmendët, të jenë sa më parë të përfunduara, vetëm që të mos e shëmtojnë pamjen e kryeqytetit sepse janë harruar", tha Mickoski gjatë vizitës në Drejtorinë e doganave.

Ai theksoi se nuk janë paraparë para sepse po bëhen analiza se cili është statusi i tyre juridik, sepse, siç tha, disa nga ato objekte janë edhe investime private.

Paralajmëroi politikë të posaçme me turizmin.

"Shumë shpejtë prej sot, një qasje të re do ta publikojmë në muajin shtator, më pas presim tërë ajo të fillojë të funksionojë me disa çarterë në ditë nga marsi, sepse është shumë me rëndësi të kemi promovim të qartë të kapaciteteve turistike të cilat i ofrojmë si shtet dhe që kjo të kompletohet, të jetë bukur, ne duhet kjo që ka mbetur, ta përfundojmë. pasi që ta përfundojmë atë analizë, të jeni të sigurt se në buxhetin për vitin e ardhshëm, ajo që është punë e shtetit, do të përfundohet. Nëse do ta braktisim atë, duhet të tregojnë profesionistët, arkitektët. Do të prësëris, nëse ajo është e mundur unë jam adhurues i stilit modern", tha Mickoski.

Lidhur me çështjen për kryetarët e komunave në Shkup, dhe për marrjen e ingerencave kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në pjesën e ndërmarrjeve publike "Higjiena omunale" dhe "Parqe dhe Gjelbërim", tha se ka shumë probleme në procesin e menaxhimit me administratën në Qytetin e Shkupit.

Shprehi keqardhje që qeveria e kaluar e ka toleruar këtë "paaftësi akute". "Tashmë po mendojmë si Qeveri të fillojmë proces, por, ja, të mos gjykohemi nga opinioni se ne, ja, tnai u bëmë Qeveri, dhe ja, tani do të marrim ingerenca. Prandaj themi, ja, keni afat të matur, ju lutem zgjidhni punët", tha Mickoski.

Kryetarët e komunave të Shkupit dje unanimisht kërkuan që Qeveria t'ia marrë ingerencat Qytetit të Shkupit për ndërmarrjet komunale "Higjiena komunale" dhe "Parqe dhe Gjelbërim". Kërkojnë emërim të një të besuari qeveritar dhe transformim të ndërmarrjeve me të cilin kompetencat do t'u ndahen komunave, mekanizimi dhe resurset njerëzore të ndahen, kështu që secila komunë të pastrojë vetë. Presin në mbledhjen e ardhshme qeveritare të shqyrtohet kjo çështje. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR