MIA FLESH
- Shkup- Çështja për vendosjen e "Ankesës kushtetuese" dhe ndryshimeve të mundshme të Kushtetutës është një çështje krejtësisht politike, për të cilën kërkohet konsensus nga 2/3 e deputetëve, thekson kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
15:00/ 26 mars/ 2026
Shkup- Çështja për vendosjen e "Ankesës kushtetuese" dhe ndryshimeve të mundshme të Kushtetutës është një çështje krejtësisht politike, për të cilën kërkohet konsensus nga 2/3 e deputetëve, thekson kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Shkup - Gjuha zyrtare e të gjithë vendit është maqedonishtja dhe shkrimi i saj cirilik, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski nga foltorja e Kuvendit, duke u përgjigjur në pyetjen parlamentare të Skender Rexhepit nga Fronti Evropian për përdorimin e gjuhëve dhe përfaqësimin e drejtë.
Shkup - Në seancën e sotme të Kuvendit kushtuar pyetjeve të deputetëve, kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski foli për pritshmëritë nga puna e prokurorit të ri Publik, me ç'rast theksoi se pritshmëritë nga prokurori i ri publik janë të mëdha. "Pritshmëritë nga prokurori i ri publik janë të mëdha, në kuptimin që kemi ndjesinë, e deri diku edhe informacione, se një pjesë e madhe e lëndëve dhe parashtresave të cilat një pjesë e institucioneve si rezultat i revizionit të brendshëm, i kanë dorëzuar deri te zyra e Prokurorit Publik, qëndrojnë ose në sirtar ose në fund të prioriteteve. Shpeshherë në seancë të Qeverisë kemi pikë në të cilën analizojmë punën e institucioneve në bazë të raporteve të cilat ESHR i dorëzon deri te Qeveria dhe deri më tani unë personalisht, mbase qindra herë, kam pyetur nëse këtë e ka konstatuar Enti shtetëror i revizionit, a është kjo diku e procesuar? Përgjigja pa përjashtim është "po, është procesuar deri te Prokurori Publik". Pres që të gjitha këto lëndë të nxirren dhe të punohen dhe të shihet nëse aty ka dyshimе të bazuara për krim të kryer nga njerëzit që i kanë udhëhequr ato institucione ose jo", theksoi kryeministri Mickoski.
Shkup - Ministria e Financave ka filluar t'u paguajë mjete kompanive që kanë paguar në buxhet në vitin 2023 në bazë të Ligjit për tatimin e solidaritetit. Deri më tani, përmes thesarit të Ministrisë së Financave janë realizuar urdhëresa në një vlerë totale prej 990 milionë denarësh.
Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, së bashku me përfaqësuesit e organizatave sindikale, sot në ambientet e ministrisë nënshkroi Marrëveshjen Kolektive, me të cilën parashihet rritje e pagave për të punësuarit, si dhe rregullim shtesë i statusit të punës.
Shkup - Masat të cilat Qeveria i ndërmori gjatë periudhës së kaluar për stabilizim të çmimeve dhe mbrojtjes së standardit të qytetarëve japin rezultate, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, duke u përgjigjur në pyetjeb e deputetit Olivers Spasovski për shtrenjtimin e prodhimeve themelore.
Shkup- Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska deklaroi se për vendin e saj në Qeveri vendos kryeministri Hristian Mickoski, ndërsa atë resor e udhëheq me përkushtim dhe me punë të përditshme.
Shkup - Nesër priten reshje të përkohshme të shiut, vende-vende të dendura, me një sasi mbi 20 litra për metër katror, ndërsa janë të mundshme edhe bubullima të rralla. Në vendet më të larta, shiu do të shndërrohet në borë, ndërsa në zonat malore do të bjerë borë dhe do të formohet një shtresë e re bore, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Shkup- Rindërtimi i konvikteve studentore "Stiv Naumov" dhe "Kuzman Josifovski-Pitu" në Shkup është drejt përfundimit, dhe studentët do të fillojnë të akomodohen në to nga viti i ri akademik 2026/2027.
Shkup- Ligji për arsim të lartë të hënën sërish do të vendoset në regjistrin nacional elektronik të rregullave (ENER) me të gjitha vërejtjes që janë pranuar gjatë debateve publike apo të kapshme në mënyrë elektronike dhe pas disa ditësh do të dërgohet në procedurë qeveritare.
Shkup - Bashkëshortja e kryetarit të Qeverisë, Hristijan Mickoski, Rozi Mickoska e vazhdoi pjesëmarrjen e saj në samitin global në Shtëpinë e Bardhë, në organizim të zonjës së parë të SHBA-së, Melania Tramp, të përqëndruar në rolin e intelegjencës artificiale dhe arsimit.
Shkup - Dhuna në familje duhet të diskutohet, por është për keqardhje që kësaj teme të rëndësishme i jepni dimension politik dhe që po i theksoni rastet dhe po flisni për viktimat qe një vit e gjysmë, tha sot nga foltorja e Kuvendit, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski i cili sot u përgjigj në pyetjen e deputetes, Sanja Llukarevska në lidhje me rastet e fundit të dhunës në familje.
Shkup - Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), dje, pas një njoftimi telefonik për helmim nga ushqimi në REK "Bitola", në bashkëpunim me ISHP Qendra për Shëndet Publik - Manastir, Insitutin për Shëndetin Publik - Shkup, dhe inspektorët e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kryen një kontroll të jashtëzakonshëm inspektues në kuzhinën e operatorit që furnizon me ushqim REK "Bitola".
Shkup- Kryeministri Hristian Mickoski sot në Kuvend deklaroi se gjendja energjetike në vend është stabile, edhe përkundër, siç tha krizës më të madhe globale energjetike në dekadat e fundit. Në përgjigje të pyetjes nga deputetja Silvana Angelevska nga VMRO-DPMNE se si e vlerëson gjendjen me energjetikën në vend, Mickoski informoi se për momentin ka përafërsisht 165.000 tonë thëngjill, ndërsa hidroakumulimet janë të mbushura me pothuajse 40 për qind të kapacitetit. Sipas tij, janë siguruar edhe sasitë e nevojshme të gazit deri në fund të prillit, të domsodoshme për ngrohje të Shkupit.
Romë - Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë sipas shkallës Rihter u regjistrua sot, në orën 9:40 të mëngjesit, në Italinë veriore. Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 26 kilometra në veri të Pratos, raportoi N1.
Uashington- Presidenti amerikan Donald Tramp sot i bëri thirrje Iranit të "mbushet mend para se të jetë vonë", duke publikuar paralajmërimin në rrjetin e tij social "Tru soushal". "Negociatorët iraninanë janë shumë më ndryshe dhe të çuditshëm", tha ai duke theksuar se në mungesë të një marrëveshjeje "nuk do të ketë kthim te e kaluara dhe nuk do të jetë bukur".
Teheran - Parlamenti i Iranit planifikon të miratojë një ligj për pagesë për kalim nëpër Ngushticën e Hormuzit, njoftuan sot mediat iraniane. Sipas autoriteteve iraniane, me ligjin duhet të "sigurohet siguria e anijeve që kalojnë" nëpër Ngushticën e Hormuzit, por nuk theksuan se sa do të kushtonte.
Helsinki - Kryeministri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer, në Samitin e sotëm të Forcave të përbashkëta ekspedituese, që mbahet në Finlandë, tha se shtetet perëndimore po ballafaqohen me luftë në dy fronte. "Lufta në Ukrainë dhe konflikti amerikano-izraelit me Iranin janë dy arenat kryesore të luftës, që i prekin vendet evropiane", tha Starmer.