09:00/25 mars/2026
Zagreb - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në kuadër të viitës zyrtare në Kroaci, sot do të mbajë ligjëratë në Fakultetin Juridik në Zagreb. Gjatë vizitës, Siljanovska-Davkova do të realizojë takim me dekanin prof.dr. Ivan Kopriq. Ligjërata, e cila do të mbahet në gjuhën kroate, do të mundësojë bashkëveprim me studentët përmes parashtirmit të pyetjeve, ndërsa moderator do të jetë prodekania për shkenca prof.dr. Elizabeta Iviçeviq Karas.
Shkup - Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do të mbajë seancë, në rend dite të së cilës është Propozim-vendimi për emërimin e drejtorit të Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë te informartat nga karakteri publik. Një nga organet më të rëndësishme për transparencë të institucioneve dhe të demokracisë - Agjencia për mbrojtjen e të drejtës së qasjes së lirë te informatat nga karakteri publik nga 25 dhjetori i vitit të kaluar nuk punon pasi atëherë ish drejtoreshës së Agjencisë Plamenka Bojçeva i përfundoi mandati.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot qëndron për vizitë pune në Republikën e Polonisë. Siç informon MPJTJ, vizita është me ftesë nga zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, Radosllav Shikorski.
Shkup - Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes sot në kazermën "Strasho Pinxhur" në lagjen Petrovec të Shkupit do të prezantojë 17 automjete të lehta blinduese "strajker" (stryker), të blera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç njoftoi Qeveria, auromjetet blinduese "sryker" blihen nga SHBA-ja si pjesë e marrëveshjes për pajisimin e ARM-së me automjete të lehta blinduese.
Shkup - Ambasadori i Republikës së Koresë, Kim Dongbae sot do ta vizitojë Kuvendin. Siç informojnë nga shërbimi i Kuvendit, Dongbae do të realizojë takim me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi. Në Kuvend, anëtarët e Komisionit për vetëqeverisje lokale sot do të realizojnë takim me përfaqësuesit e Insitutit Kombëtar Demokratik (IKD) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shkup - Ngjarje fillestare nga projekti Forest Fire Struga (FFS) do të organizohet sot në Shkup, kumtoi Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, e cila është kooridnuese e projektit. "Projekti Forest Fire Struga (FFS) është i financuar në kuadër të Mekanizmit për mbrojtje civile të Bashkimit Evropian (UCPM) me qëllim të përforcimit të kapaciteteve për përballje me zjarret pyjore, bashkëpunimit tejkufitar dhe përmirësimit të gatishmërisë operative", kumtoi DMSH.
Shkup - Ambasada e parë e fëmijëve në botë "Megjashi" sot në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut do të promovojë filmin e shkurtër dokumentar "Heshtje e zhurmshme", me rastin e 15 vjetorit të zbatimit të programit për arsim paqësor. "Filmi dokumentar paraqet rolin transformues të programit - nga fillimet e tij deri te arritjet e sotme, duke theksuar rëndësinë e arsimit të paqes si mjet për ndërtimin e komunikimit jo të dhunshëm, besimit dhe komuniteteve gjithëpërfshirëse. Përmes dëshmive të nxënësve, mësuesve dhe realizuesve, filmi përcjell një mesazh të fortë se paqja është një zgjedhje aktive dhe e përditshme", njoftoi "Megjashi".
Shkup - Në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi sot në solemnitet do të promovohet Oda zvicerane e Maqedonisë së Veriut - SuisÇam MK. Siç është paralajmëruar, në ngjarje do të mbajnë fjalim kryetari i SuisÇam MK, ambasadori i Zvicrës në vend, Kristof Zomer, dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Zoran Dimitrovski.
Shkup - Shfrytëzuesit e Qendrës dhe Shuto Orizares sot në një periudhë të caktuar të ditës do të mbesin pa energji elektrike, njoftuan nga EVN SHA Maqedoni. Në periudhën nga ora 08:30 deri në 15:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rr. "Husein Bajram" në komunën e Qendrës.
Shkup - Nga sot deri më 29 mars në kompleksin "Boris Trajkovski" do të mbahet "Panairi i mobiljeve 2026", këtë vit nën slloganin "Frymëzim për çdo shtëpi". Ekspozuesit do të prezantojnë produkte dhe trendet më të fundit në dizajnin dhe rregullimin e hapësirës, zgjidhje inovative për jetesë moderne, ndërsa do të ketë edhe një segment të ri, i cili këtë vit është në fokus të panairit, i dedikuar për shtëpi të montuara dhe modulare.
Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme. Në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu. NP "Rrugët e Maqedonisë" rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
Shkup - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha më të gjata me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në itnerval prej -3 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 13 deri 19 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 19 gradë Celsius.
Romë - Papa Leoni i Katërmbëdhjetë shprehi shqetësim për shkak të armiqësive në rritje dhe përhapjes së konfliktit ushtarak në Lindjen e Afërt dhe bëri thirrje për ndërprerje të zjarrit. Në kushte kur cene raportimet për plane për ofenzivë tokësore amerikane në Iran, Papa i parë që vjen nga SHBA-ja shprehi keqardhje që "urrejtja po përhapet, ndërsa dhuna po bëhet gjithnjë më e rëndë e më e rëndë".
Vjenë - Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) mbrëmë bëri thirrje në "qëndrueshmëri maksimale" pas kumtesës së Iranit për goditje të kryera ndaj elektrocentralit bërthamor në Busher. ANEB kumtoi se nga Irani dje kanë marrë informacion se "edhe një projektil i ka goditur objektet" e centralit bërthamor në Busher, pa shkaktuar dëme.
Teheran - Zëdhënësi i forcave të armatosura iraniane hodhi poshtë pretendimet e presidentit amerikan Donald Tramp se Irani po kërkon marrëveshje për ndërprerjen e luftës në Lindjen e Mesme, duke theksuar se SHBA-të "po negociojnë me veten". Nënkoloneli Ebrahim Zolfagari, zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura iraniane, këtë deklaratë e dha në një video të regjistruar paraprakisht, e transmetuar në televizionin shtetëror.
Nju-Jork - SHBA i ka paraqitur Iranit një plan me 15 pika për t'i dhënë fund konfliktit, raportojnë agjencitë botërore, duke cituar informacione nga mediat amerikane. Plani, ndër të tjera, kërkon që Teherani të dorëzojë të gjithë karburantin e tij bërthamor dhe të hapë Ngushticën e Hormuzit për lundrim. Sipas gazetës "Nju Jork Tajms" dhe "Kanal-it 12" izraelit, administrata e Trampit ia ka përcjellë kërkesat e tij Iranit nëpërmjet Pakistanit, i cili mban marrëdhënie të mira me të dyja palët. Sipas televizionit, negociatorët amerikanë kanë propozuar një armëpushim njëmujor në mënyrë që autoritetet iraniane të mund të shqyrtojnë kërkesat e tyre.
Uashington - Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së po përgatitë sistemimin e rreth 3.000 ushtarëve nga divizion i i 82-të sulmues ajror në Lindjen e Afërt, lajmëruan mediumet amerikane. Këto forca speciale janë të trajnuara për operacione sulmuese ajrore me përdorimin e parashutave. Sipas disa raportimeve mediatike, duke iu referuar përfaqësuesve anonimë amerikanë, plani parasheh dërgimin e reth 3.000 ushtarëve për mbështetje të operacioneve kundër Iranit, por nuk është e qartë sa janë kon krete këto plane.