• e mërkurë, 25 mars 2026
MIA Flesh

12:00/25 mars/2026

Shkup - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, në intervistën për "Fli nëse mundesh" në televizionin Alfa, theksoi se ne jemi një nga qeveritë e para në Evropë që shkojmë me uljen e taksave për karburantet, nëse dikur të tjerë gjunjëzoheshin për ndihmë, tani ne jemi ata që reflektojnë stabilitet dhe u ndihmojnë fqinjëve, me ç'rast vuri në dukje se nuk duhet harruar që kjo qeveri kthen 2.5 miliardë euro borxhe të vjetra të qeverive të kaluara.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski në një intervistë televizieve njoftoi se do të inicojë një iniciativë rajonale për bashkëpunimin për investime në energjetikë, e cila do të ketë potencial prej disa miliardë eurosh. Mickoski në emisionin "Fli nëse mundesh", foli për mundësinë që rajoni të veprojë së bashku në drejtim të tërheqjes së investimeve të ardhshme në energjetikë për të përmbushur nevojat në rritje në botë. Kryeministri rikujtoi pjesëmarrjen e tij të fundit në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Ai theksoi se në një nga diskutimet në panel pati mundësinë të marrë pjesë së bashku me Fatih Birol nga Agjencia Botërore e Energjisë, sekretarin amerikan të energjisë, drejtuesit kryesorë të AES dhe ARAMCO dhe tema kryesore e atij diskutimi ishin sfidat energjetike në të ardhmen në botë.

Shkup - Ne luajmë shumë qetë, analizojmë, masim para se të presim dhe nuk bëjmë estradë nga asgjë. Thjesht i lëvizim gjërat përpara, kjo është strategjia jonë. Domethënë, nuk duam tepër estradë, zhurmë,  por thjesht e gjithë kjo të jetë e matur, dhe të mos ndodhë ndonjë histeri me të cilën ne do të bëhemi të mërzitshëm te qytetarët dhe të ekzagjeruar, kjo nuk është dëshira jonë. Kjo nuk është mirë. Prandaj përpiqemi që në këtë mënyrë t'i udhëheqim politikat", thotë kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Në paraqitjen e djeshme si i ftuar në emisionin "Fli nëse mundesh", Mickoski tha se ky ekip i LSDM-së është i dënuar me dështim.

Shkup - Këshilli gjyqësor sot do ta mbajë mbledhjen e 539-të, në të cilën mes tjerash do të shqyrtohet Raporti vjetor për punën e gjykatave për vitin 2025. Në rend dite janë edhe analizat për konstatimin e numrit të vendeve të lira gjyqësore në gjykatat themelore, vendim për konstatimin e numrit orientues të lëndëve që duhet t'i zgjidhë gjykatësi brenda muajit për vitin 2026, propozim për gjykatës të Gjykatës kushtetuese, shkarkimi i gjykatësve porotë, debati rreth parashtresave dhe ankesave të parashtruara nga qytetarët dhe personat juridikë për punën e gjykatësve, kryetarëve të gjykatave dhe gjykatave.

Shkup - Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria Themelore Publike sot në sallën e gjyqit "idrizovë" duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, në të cilën kanë humbur jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 janë lënduar. Për sot Prokuroria ka propozor që të dëgjohen dëshmitarët Dragi Ilievski, Dejan Rashkov dhe Violeta Georgievska - të gjithë nga komuna e Koçanit.

Shkup - Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Kodrën e Diellit dhe në Berovë -2 gradë, ndërsa temperaturat maksimale shtatë gradë janë matur në Shkup - Zajçev Rid dhe Veles. Në Kodrën e Diellit ka 57 centimetër borë. Siç informon DPHM-ja, deri në orën 8:30 janë matur 1 gradë në Hanet e Mavrovës, Krushevë, Gjurishtë dhe Demir Kapi, 2 në Lazaropole, Ohër, Strumicë, Manastir, Kriva Pallankë, Shtip dhe Shkup - Petrovec, 3 në Pretor, 4 në Kavadar dhe Topollçan, 5 në Tetovë, Prilep, Pozharan dhe Gjevgjeli, si dhe 6 gradë në Kumanovë dhe Vinicë. 

Londër - Evropa nga muaji i ardhshëm mund të përballet me mungesë karburanti nëse thellohet kriza në Lindjen e Mesme, paralajmëroi drejtori ekzekutiv i kompanisë së naftës "Shell", Vael Savan. Ai tha se mungesa globale e naftës dhe gazit ka detyruar disa pjesë të Azisë ta ulin konsumin e energjensave dhe se ekziston rrezik që një skenar i  tillë në afat prej disa ditësh të përhapet në Perëndim.

Moskë/Kiev - Pothuajse gjysmë milionë njerëz mbetën pa energji elektrike në rajonin rus të Bellgorodit pasi në sulmet ukrainase u qëllua infrastruktura energjetike, ndërsa mijëra amvisëri mbetën pa energji elektrike në pjesën veriore të Ukrainës për shkak të sulmeve ruse ndaj kapaciteteve energjetike ukrainase. Guvernatori i rajonit të Bellgorodit, Vjaçesllav Gladkov, tha se me ndërprerjet në elektrofurnizim janë prekur rreth 450 mijë qytetarë në disa qarqe, duke përfshirë edhe kryeqytetin rajonal Bellgorod, ndërsa shumë objekte po përballen edhe me ndërprerje të ngrohjes qendrore dhe furnizimit me ujë.

Buenos Aires - Sindikata, organizata për të drejtat e njeriut dhe grupe të majta dje marshuan në përkujtim të viktimave të diktaturës, 50 vjet pas grushtit të shtetit në Argjentinë. Dhjetëra mijëra njerëz marshuan nëpër qendrën e Buenos Aires drejt Plaza de Majo, përpara selisë së Qeverisë. Protestuesit mbanin pankarta me mesazhin "Nunca más" (Kurr më), si dhe fotografi të personave që "u zhdukën" pas rrëmbimeve gjatë diktaturës ushtarake. Disa prej pjesëmarrësve thërrisnin slogane kundër qeverisë së presidentit ultra-liberal, Havier Milei.

Teheran - Irani iu përgjigj planit të paqes prej 15 pikash të SHBA-së me kërkesat e tij që përfshijnë mbylljen e të gjitha bazave ushtarake amerikane në lindjen e Mesme dhe pagesë për kalim nëpër Ngushticën e Hormuzit, njoftoi Uolstrit xhurnal. Përveç mbylljes së bazave në rajonin e Gjirit, Teherani kërkon dëmshpërblim për sulmet ndaj vendit, garancione se lufta nuk do të rifillojë, ndërprerje të sulmeve izraelite ndaj Hezbollahut dhe ndërprerje të të gjitha sanksioneve. Irani gjithashtu, insiston në mbajtjen e programit të tij balistik pa kurrfarë kufizimi. Përfaqësuesi zyrtar amerikane i ka përshkruar këto kërkesa si "qesharake dhe jorealiste".

Teheran - Irani i zbut kufizimet për transit përmes Ngushticës së Hormuzit, duke theksuar se anijet që nuk konsiderohen si armike dhe nuk mbështesin veprime ushtarake kundër Teheranit do të mund të kalojnë - njoftoi misionit iranian në Kombet e Bashkuara. Anijet do të duhet t'i respektojnë rregullat iraniane të sigurisë dhe ta koordinojnë lundrimin me autoritetet kompetente, thuhet në kumtesë.

Tel-Aviv - Grupi libanez Hezbollah ka hedhur 30 raketa në Izrael sot në mëngjes si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelite në infrastrukturën e tij gjatë natës, njoftoi televizioni izraelit Çenël 12. Sulmet aktivizuan sirenat në qytetin e Safedit dhe në qytetet përreth. Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF) njoftuan se forcat e tyre ajrore paraprakisht kanë goditur objektiva të tjera të Hezbollahut, duke përfshirë edhe pozicionin antitank nga të kilat grupi po planente sulme në förçë izraeli.

Talin - Një fluturake pa pilot sot në mëngjes hyri në hapësirën ajrore të Estonisë nga drejtimi i Rusisë dhe goditi oxhakun e një elektrocentrali lokal, kumtoi Shërbimi për siguri të brendshme të vendit. Autoritetet estoneze informuan se nuk ka persona të lënduar, as nuk është shkaktuar dëm matzerial ndaj objektit të elektrocentralit. Njëkohësisht, autoritetet lokale në Letoninë paraqitën se dy dronë hynë në hapësirën e tyre ajrore, njëri nga Rusia ndërsa tjetri nga Bjellorusia.

Sidnei - Një djalosh gjashtëmbëdhjetë vjeçar është arrestuar në Sidnei dhe akuzuar për disa vepra penale të lidhura me terrorizmin, pasi gjoja "ka ekspozuar plane për veprime të dhunshme" në internet, kumtoi Policia federale australiane (AFP). Adoleshenti u arrestua në dhjetor në pjesën perëndimore të Sidneit, kur policia konfiskoi një thikë palosëse dhe "xhel-blaster". Ai u akuzua më vonë për posedim të një pistolete të paautorizuar dhe posedim të një arme të ndaluar, të cilat parashikojnë dënime deri në 14 vjet burg.

Uashington - Irani sinjalizoi drejt administratës së presidentit amerikan, Donald Tramp se do të dëshironte të zhvillojë negociata me nënpresidentin, Xhej Di Vens në vend të të dërguarve të posaçëm Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner, lajmëroi Si-En-En, duke iu referuar burimeve diplomatike.

Uashington – Rezultatet e anketës së re të Rojtersit dhe Ipsos tregojnë rejtingun më të ulët të Donald Trampit në mandatin e tij të dytë presidencial. Vetëm 36 për qind e amerikanëve miratojnë veprimet e Trampit, ndërsa javën e kaluar e mbështesnin atë 40 për qind. Pikëpamjet e amerikanëve për Trampin kanë ndryshuar ndjeshëm për shkak të menaxhimit të tij me shpenzimet e jetesës, pasi çmimet e benzinës janë rritur pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit.

QËNDRONI TË LIDHUR