MIA FLESH
- Shkup - Maqedonia ka absolutisht mjaftueshëm karburant dhe nuk po shqyrton kufizimin e shitjes, edhe pse njerëzit nga fqinjësia gjithashtu furnizohen me benzinë në pompat tona, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Nevojat për energji elektrike janë përmbushur gjithashtu, por është ende e mundur të tërhiqet mazut nga rezervat shtetërore.
15:00/ 24 mars/ 2026
Shkup - Maqedonia ka absolutisht mjaftueshëm karburant dhe nuk po shqyrton kufizimin e shitjes, edhe pse njerëzit nga fqinjësia gjithashtu furnizohen me benzinë në pompat tona, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Nevojat për energji elektrike janë përmbushur gjithashtu, por është ende e mundur të tërhiqet mazut nga rezervat shtetërore.
Shkup - "Okta" në mënyrë plotësuese e ka rritur zbritjen për naftën nga 2 në 3 denarë për litër, përkatësisht ka vendosur një zbritje shtesë prej 1 denar, me zgjatjen e masës deri më 6 prill. Ky është një rezultat konkret i qasjes së partneritetit dhe koordinimit të vazhdueshëm, me qëllim përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe ekonominë", theksoi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.
Shkup - Është rënë dakord ulja e çmimeve të karburanteve me OKTA-n, njoftoi sot kryeministri Hristian Mickoski. Siç informon, nga sot do të ketë tre denarë lirim në të gjitha pikat e karburantit që janë shfrytëzues të OKTA-s.
Shkup - Debati në seancën e sotme për rastin "Onkologjia 2" në Gjykatën penale, u ndërpre pasi që avokatja Anita Begova, mbrojtësja e të akuzuarit Nehad Nuhi, e braktisi sallën e gjykatës, e pakënaqur nga mënyra e prezantimit të dëshmive materiale të prokurorisë, pas çka gjykata i shqiptoi gjobë prej 500 euro.
Shkup - Në tre operacione të ndara policore në Strugë, Kërçovë dhe Ohër, mbrëmë u ndaluan katër persona nën dyshimin për posedim të paligjshëm të armëve dhe drogës, njoftoi MPB.
Shkup - Ankesa Kushtetuese është absolutisht e nevojshme, por për vendosjen e saj duhet të ndryshohet Kushtetuta dhe kjo është një temë e dhimbshme për hapjen e së cilës duhet të krijohen kushte. Kjo u porosit në hapjen e tryezës së rrumbullakët për vendosjen e ankesës kushtetuese si instrument për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, të organizuar sot në Gjykatën Kushtetuese me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian.
Shkup- Shumë është e lehtë të miratohen një grup masash, por duhet pasur kujdes që të mos nxitet inflacioni. Masat duhet të analizohen me kujdes. Jo rastësisht filluam me uljen e TVSH-së. Siç do ta kërkojnë nevojat, ashtu do të reagojmë, deklaroi sot ministrja e financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në panelin e parë të mbajtur në kuadër të konferencës ndërkombëtare që në Shkup u organizua nga Banka Popullore.
Shkup - Në tre operacione të ndara policore në Strugë, Kërçovë dhe Ohër, dje janë ndaluar katër persona nën dyshimin për posedim të paligjshëm të armëve dhe drogës, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Shkup- Qeveria e uli TVSH-në për derivatet, por nuk solli masa konkrete për të ndihmuar kategori të posaçme të qytetarëve, theksoi lideri i opozitës, Venko Filipçe sot në konferencën për shtyp të LSDM-së.
Shkup - Me rastin e 17 marsit - Ditës së themelimit të Kryqit të Kuq dhe Ditës së dhurimit të gjakut, sot në Shkup u organizua një ngjarje kushtuar promovimit të ndihmës së parë nën moton "Kultura e sigurisë - komuniteti i shëndetshëm".
Shkup - Vetëm përmes veprimit konsekuent dhe joselektiv të institucioneve në rastet e korrupsionit qytetarët do të mund ta kthejnë besimin tek sistemi, është një prej konkludimeve në sesionin e sotëm të Konventës nacionale të Bashkimit Evropian në Maqedoni të Veriut (KNBE-MK) me temë "Kapacitetet institucionale për parandalim dhe luftë kundër korrupsionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut: perspektiva evropiane dhe praktika nacionale".
Shkup - Guvernatori Trajko Sllaveski sot në deklaratë për mediumet, duke iu referuar Ligjit për Bankën popullore, tha se vendimet e Këshillit janë legjitime edhe pse ka skaduar mandati i dy zëvendësguvernatoreve Ana Miterska dhe Emilia Nacevska. Pret që Parlamenti në ditët në vijim apo në fillim të prillit në rend dite ta vendosë zgjedhjen e zëvendësguvernatorëve të rinj.
Shkup - Qeveria nuk mendon për hapjen e Kushtetutës, kushtet politike për këtë nuk janë plotësuar, tha sot kryeministri Hristian Mickoski.
Shkup - Shkolla është vendi ku ndërtohet kultura e sjelljes pa dhunë dhe fitohen aftësi për të ndërtuar miqësi në vend të konflikteve. Fëmijët që të vegjël duhet të edukohen se nuk ka asgjë tërheqëse në mbajtjen e armëve. Kjo duhet t’u shpjegohet në përputhje me moshën e tyre, por me këmbëngulje dhe me shembuj.
Manastir - SPB Manastir informon se dje në orën 13:00, nëpunës policorë nga DPB Demir Hisar e kanë privuar nga liria N.D. (33) nga fsh. Sopotnicë, rrethina e Demir Hisarit. Në të vërtetë, në bazë të urdhrit nga Gjykata Themelore e Manastirit, nëpunësit policorë kanë realizuar bastisje në shtëpinë dhe lokalet ndihmëse, pronë e D.D. (64) nga fsh. Sopotnicë, rrethina e Demir Hisarit, të cilat i përdor N.D., me ç'rast ishin gjetur dy pushkë gjuetie dhe municion për një pushkë gjuetie.
Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se në detaje ka biseduar me ndihmësit e tij për rezultatet e takimeve të mbajtura në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se përparësia kryesore është zhvillimi i garancive të sigurisë që do të ndihmojnë në përfundimin e luftës.
Strasburg - Kombet e Bashkuara duhet të reformohen, por askush nuk mund ta zëvendësojë atë - ajo duhet të mbetet themeli i sistemit shumëpalësh, tha kryetari Këshillit Evropian, Antonio Koshta. Ata janë forumi i vetëm me legjitimitet universal dhe kapacitet për mbështetje të bashkëpunimit efikas multilateral, theksoi Koshta në fjalimin në Institutin për shkenca politike në Paris (SciencesPo), duke iu drejtuar studentëve dhe profesorëve nga më shumë se njëqind vende.
Bruksel - Bashkëpunimi dhe reformat në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit ruraë kanë qenë pjesë e temave, për të cilat kanë diskutuar sot në Bruksel ministri i Punëve të Jashtmne dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski me drejtoreshën e përgjithshme për bujqësi dhe zhvillim rural pranë Komisionit Evropian, Elizabet Verner.
Teheran - Policia iraniane ka arrestuar 466 persona të akuzuar për aktivitete onljan të orientuara drejt minimit të sigurisë kombëtare, publikuan mediat shtetërore. Kjo është një nga masat më të mëdha të sigurisë nga fillimi i sulmeve amerikano-izraelite.
Teheran - Udhëheqësia ushtarake iraniane sot e hodhi poshtë mundësinë për kompromis ose kapitullim në luftën aktuale me SHBA-në dhe Izraelin, njoftoi DPA. "Forcat e fuqishme të armatosura iraniane do ta mbrojnë fuqishëm sovranitetin e vendit dhe do të vazhdojnë në këtë rrugë deri në fitore përfundimtare", deklaroi Ali Abdollahi Aliabadi, zëdhënës i komandës së lartë ushtarake iraniane, transmetuan mediat shtetërore iraniane, të transmetuara nga DPA.
Teheran - Mediumet iraniane sot kumtuan se komandanti i pensionuar i Gardës revolucionare iraniane, Mohamed Bager Zolghadr është emëruar sekretar i përgjithshëm i Këshillit suprem për siguri nacionale pas vrasjes javën e kaluar të shefit të deritanishëm, Ali larixhani në një sulm izraelit, transmetoi DPA.
Teheran - Së paku gjashtë persona e humbën jetën në sulmet ajrore ndaj një rajoni banesor në qytetin iranian Tebriz, kumtuan sot mediumet lokale. Edhe nëntë persona janë lënduar në sulmet që e goditën një lagje veriore dhe sheshin në pjesën jugperëndimoretë qytetit.
Uashington - SHBA-ja e ka caktuar 9 prillin si afat të mundshëm për përfundimin e luftës me Iranin në kontekst të bisedimeve të pritura mes dy palëve, njofton mediat izraelite.
Shkup - Përfaqësuesja e Futbollit të Maqedonisë së Veriut sot përfundon përgatitjet në Shkup për ndeshjen e parë të plejofit kundër Danimarkës për kualifikim në Kampionatin Botëror.