MIA Flesh
- Shkup - Në organizim të Këshillit për të rinj pranë Kabinetit të presidentes, sot në Vilën "Vodno" do të mbahet ngjarje e titulluar "Nxënës të shkollave të mesme me presidenten". Në ngjarje do të marrin pjesë nxënës të shkollave të mesme, të cilët bashkarisht me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova do të bisedojnë për disa tema, të cilat drejtpërdrejtë i prekin të rinjtë.
- Post By Sara Ademi
- 11:52, 26 mars, 2026
12:00/ 26 mars/ 2026
Shkup - Në organizim të Këshillit për të rinj pranë Kabinetit të presidentes, sot në Vilën "Vodno" do të mbahet ngjarje e titulluar "Nxënës të shkollave të mesme me presidenten". Në ngjarje do të marrin pjesë nxënës të shkollave të mesme, të cilët bashkarisht me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova do të bisedojnë për disa tema, të cilat drejtpërdrejtë i prekin të rinjtë.
Shkup - Arsimi i lartë duhet të sigurojë shoqëritë tona të zhvillohen dhe menaxhohen në bazë të njohurive faktike, si dhe arsyeshmërisë dhe të menduarit kritik. Universitetet e këtilla janë qëllim i të gjithë neve në rajon, porositi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska në hapjen e konferencës dyditore "Ura drejt së ardhmes: Internacionalizimi i arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore" në Shkup, të cilën MASH-i e organizon në partneritet me Këshillin rajonaë për bashkëpunim dhe Bankën botërore.
Shkup - Një bankë tjetër i është bashkuar skemës së transfereve kreditore të Zonës së vetme të pagesave në euro (SEPA), duke përfunduar kështu procesin e hyrjes së të gjithë sektorit bankar të ekonomisë vendase në këtë skemë pagesash. Siç informon Banka Popullore (BP), përfshirja e të gjitha bankave në skemën e transfereve kreditore në SEPA përfaqëson një hap të rëndësishëm në integrimin e mëtejshëm të sistemit të pagesave vendase në Zonën evropiane të pagesave dhe kontribuon në përmirësimin e efikasitetit, shpejtësisë dhe transparencës së pagesave ndërkufitare për qytetarët dhe kompanitë.
Shkup - Marrja e diplomave universitare pa njohuri cilësore krijon frustrime, ndërsa posedimi i një diplome në kushtet aktuale nuk mjafton pa mësim gjithëjetësor, pasi rrugët e karrierës nuk janë më kaq lineare. Punëdhënësit tani nuk shikojnë vetëm diplomat, por edhe aftësitë, kompetencat dhe adaptueshmërinë. Prandaj janë të nevojshme universitete që janë më ndërkombëtare, më relevante, më fleksibile dhe më të lidhura me ekonomitë reale, theksoi sekretari përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (KBR), Amer Kapetanoviq në hapjen e Konferencës rajonale "Ura drejt së ardhmes: Internacionalizimi i arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore", që po mbahet sot dhe nesër në Shkup.
Shkup - Standardi jetësor i vendeve të Ballkanit Perëndimor, në krahasim me ato të BE-së, është më i ulët dhe që të tejkalohet ai hendek, por edhe të parandalohet ikja e trurit, nevojitet internacionalizimi i universiteteve, por edhe bashkëpunimi i mirë rajonal përmes të cilit do të mundësohet dija cilësore, e cila do të zbatohet në ekonominë reale, konsideron Ksijaoging Ju, drejtoreshë e sektorit për Ballkanin Perëndimor, Evropën dhe Azinë Qendrore, ESA. Sipas saj, që të kapërcehen këto hendeke, me rëndësi të madhe është investimi në kapitalin njerëzor.
Shkup - Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Kodrën e Diellit -3 gradë, ndërsa temperaturat maksimale 8 gradë janë matur në Shtip dhe Vinicë. Në Kodrën e Diellit ka edhe 53 centimetra borë. Sipas DPHM, deri në orën 08:30 janë matur -1 gradë në Berovë, 0 në Manastir dhe Krushevë, 1 në Shkup - Petrovec, Tetovë, Ohër, Prilep dhe Hanet e Mavrovës, 2 në Kriva Pallankë dhe Pretor, 3 në Shkup - Zajçev Rid, Strumicë dhe Gjevgjeli, 4 në Veles dhe Kavadar, si dhe 5 gradë në Demir Kapi.
Tiranë - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë për revistën franceze "Le Point" deklaroi se Shqipëria e mbështetë qëndrimin e SHBA-së ndaj Iranit duke theksuar se Tirana nuk ka marrëdhënie diplomatike me Teheranin që pas sulmit kibernetik në vitit 2022. Ai shtoi se vendi i tij ka një përvojë të veçantë me regjimin iranian, duke përmendur strehimin e gati tre mijë anëtarëve të opozitës iraniane MEK në vend.
Tiranë - Banka qendrore e Shqipërisë kumtoi se remitancat e mërgimtarëve vitin e kaluar arritën shumën prej 1,12 miliardë eurove, që është niveli më i lartë i shënuar deri më tani. Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, krahasuar me vitin 2024, kur hyrjet ishin 1.04 miliardë euro, rritja është me 73.69 milionë euro, ose 7.1%. Megjithatë, ritmi i zgjerimit është ngadalësuar ndjeshëm nga 12.6% që ishte një vit më parë, çka tregon se fluksi vijon të rritet, por jo më me të njëjtën forcë si në 2024.
Ankara - Një tanker për naftë të papërpunuar në pronësi të një kompanie turke me seli në Stamboll herët në mëngjes u sulmua me dron detar dhe ajror rreth 14 milje detare nga Bosfori, raportuan mediat turke. Sipas informacioneve që ishin publikuar, tankeri për naftë të papërpunuar "Altura" në pronësi të një kompanie turke "Pegramon Shiping", i cili dje lundroi nga qyteti portual rus Novorosijsk në bregun verilindor të Detit të Zi, i ngarkuar me pothuajse 140.000 ton naftë, u sulmua me dron detar dhe ajror rreth orës 00:30 sipas kohës turke në ujërat e Detit të Zi, në veri nga Bosfori.
Bruksel - Norvegjia dhe Islanda nga sot janë pjesë e sistemit të BE-së për shkëmbimin e shpejtë të të dhënave të ndjeshme nëpërmjet lidhjes satelitore. Pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve të mbajtura në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, komisari evropian për Mbrojtje Andrus Kubilius theksoi se ky është një hap drejt forcimit të sigurisë evropiane.
Uashington - Turqia dhe Shqipëria janë lidere mes vendeve-anëtare të NATO-s sipas gatishmërisë së qytetarëve për ta mbrojtur atdheun e vet, tregon hulumtimi i instituti amerikan për politikë të jashtme "Forin polisi risërç institjut" (Foreign Policy Research Institute). Në studimin e titulluar "A do të luftonit për vendin tuaj?", Turqi e mori vendin e parë me 88 për qind gatishmëri tek qytetarët, përderisa Shqipëria është e dyta me 69 për qind. Në dhjetë vendet e para të listës janë ranguar edhe Suedia (66për qind), Finlanda (64 për qind), Mali i Zi (63 për qind), Greqia (63 për qind), Norvegjia (61 për qind), Lituania (52 për qind), Polonia (49 për qind) dhe Sllovenia (49 për qind).
Pekin - Kina njoftoi vendosjen e një sistemi kombëtar të sigurimeve për kujdes afatgjatë, një masë e synuar për të ulur presionin mbi familjet dhe për të forcuar sistemin social në kushtet e plakjes së shpejtë të popullsisë. Plani, i publikuar nga Këshilli shtetëror i vendit, parashikon sigurimin e shërbimeve ose mbështetje financiare për kujdesin bazë mjekësor dhe atë ditor për personat me aftësi të kufizuara të përhershme që zgjasin gjashtë muaj ose më shumë.
Kartum - Dy sulme me dronë në rajonet Darfur dhe Kordofan në Sudan kanë vrarë të paktën 28 civilë dje, bënë të ditur personat mjekësorë. Njëri nga sulmet kishte në shënjestër një treg në qytetin Saraf Omra, në krahinën Darfurin Verior, ku humbën jetën 22 persona, deklaroi një nëpunës spitalor lokal.
Kabul - Luftime të reja shpërthyen në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit pas skadimit të armëpushimit të përkohshëm, me ç'rast jetën e humbën së paku dy civilë, kumtuan autoritetet talebane. Armëpushimi u shpall me rastin e festës së Ramazan Bajramit.