12:00/ 27 dhjetor/ 2024
Shkup- Këshilli i Bankës Popullore miratoi Raportin për rreziqet në sistemin bankar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në tremujorin e tretë të vitit 2024. Sektori bankar është ende i sigurt dhe i qëndrueshëm dhe është marrë vendim për përmirësimin e rregullores për identifikimin e bankave me rëndësi sistemike, njoftuan nga Banka Popullore. Këshilli, siç thuhet në kumtesë , ka miratuar Vendim të ri për metodologjinë për identifikimin e bankave me rëndësi sistemike, me të cilin përmirësohet metodologjia ekzistuese në bazë të së cilës Banka Popullore identifikon bankat me rëndësi sistemike në vend dhe përcakton shtresën mbrojtëse të kapitalit për to.
Shkup- Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Kodër të Diellit, -5, ku ka edhe më shumë borë, 70 centimetra. Siç informon DPHM, deri në orën 8:30 janë matur – 4 gradë në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, -2 në Berovë, -1 në Manastir, Tetovë, 0 në Kumanovë, Kriva Pallankë dhe Kavadar, 1 në Shkup – Petrovec, Ohër, Shtip, Pretor dhe Prilep, 2 në Shkup – Zajçev Rid, Strumicë, Demir Kapi dhe Veles dhe 3 në Vinicë dhe Gjevgjeli.
Prishtinë- Periudha për paraqitje dhe regjistrim të votuesve nga diaspora e Kosovës e cila filloi më 29 gusht ka përfunduar më 26 dhjetor 2024. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi deklaroi për RTKlive se afati prej 120 ditësh për regjistrim ka përfunduar me sukses.
Helsinki- Autoritetet finlandeze kanë ndaluar një anije të lidhur me Rusinë, e cila aktualisht ndodhet në ujërat territoriale finlandeze, ndërsa hetojnë nëse ajo ka dëmtuar kabllon elektrike për transmetimin e rrymës në Detin Baltik, si dhe disa kabllo nënujore për transmetin të të dhënave, kumtoi sot policia finlandeze.
Seul- Deputetët koreano-jugor e revokuan sot nga funksioni ushtruesine detyrës president Han Dak-su, duke shpjeguar se ai "ka marrë pjesë në mënyrë aktive në kryengritjen" pasi paraardhësi i tij shpalli gjendje lufte më herët këtë muaj. "Publikoj se propozimi për impiçment të kryeministrit Han Dak-su është miratuar. Nga 192 deputetë që votuan, 192 votuan për impiçment," tha kryetari i Asamblesë kombëtare Vu-Von-Shik.
Seul- Ushtari koreano-verior i kapur nga forcat ukrainase, iu nënshtrua plagëve të marra, kumtoi sot agjencia koreano-jugore e intelegjencës. “Është konfirmuar, përmes Agjencisë aleate të intelegjencës, se një ushtar koreano-verior u kap i gjallë më 26 dhjetor, por iu nënshtrua plagëve të marra”, thuhet në kumtesën e agjencisë së intelegjencës.
Tel Aviv- Huthët iranianë nga Jemeni e morën përgjegjësinë për sulmin balistik të natës me raketa ndaj Izraelit, duke thënë se cak ishte aeroporti “Ben Gurion”. Huthët thonë se “raketa ka arritur cakun edhe krahas mbrojtjes së armikut, ndërsa operacioni ka rezultuar me viktima dhe ndërprerje të navigacionit të aeroportit”.