MIA Flesh
- - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje dy komisionie - Komisioni për Kulturë dhe Turizëm dhe Komisionit juridiko-ligjvënës. Anëtarët e Komisionit për Kulturë dhe Turizëm do të debatojnë për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për muzetë, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për veprimtarinë botuese, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për veprimtarinë filmike, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të mirat audiovizuele, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpalljen e Çarshisë së Vjetër të Shkupit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shpalljen e qendrës së vjetër të Qytetit të Ohrit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shpalljen e monumentit të Krushevës trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shpalljen e qendrës së vjetër të Qytetit të Kratovës trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shpalljen e qendrës së vjetër të qytetit të Manastirit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për promovimin dhe përkrahjen e turizmit në Republikën e Maqedonisë, të gjitha në lexim të dytë.
- Post By Fitore Curri
- 08:40, 26 dhjetor, 2024
9:00/ 26 dhjetor/ 2024
Shkup- Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje dy komisionie - Komisioni për Kulturë dhe Turizëm dhe Komisionit juridiko-ligjvënës. Anëtarët e Komisionit për Kulturë dhe Turizëm do të debatojnë për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për muzetë, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për veprimtarinë botuese, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për veprimtarinë filmike, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të mirat audiovizuele, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpalljen e Çarshisë së Vjetër të Shkupit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shpalljen e qendrës së vjetër të Qytetit të Ohrit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shpalljen e monumentit të Krushevës trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shpalljen e qendrës së vjetër të Qytetit të Kratovës trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shpalljen e qendrës së vjetër të qytetit të Manastirit si trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për promovimin dhe përkrahjen e turizmit në Republikën e Maqedonisë, të gjitha në lexim të dytë.
Shkup – Mbi 50 për qind e personave me nevoja të veçanta në një anketë të zbatuar në kuadër të projektit “Aleanca për çështjen handikap për reforma zhvillimore dhe gjithëpërfshirëse në rajon” u deklaruan se nuk ka rampa adekuate për qasje, ndërsa mbi 60 për qind deklaruan se nuk ka hapësirë parkimi për personat me nevoja të veçanta. Të dhënat nga anketat tregojnë se 77 për qind e të anketuarve kanë thënë se hasin në korridore ku nuk mund të kenë qasje, ndërsa 75 për qind se nuk ka shtigje taktike dhe tualet ku mund të kenë qasje. Lidhur me realizimin e të drejtës për qasje në shëndetësi, të dhënat tregojnë se 76 për qind e të anketuarve me nevoja të veçanta shfrytëzojnë shoqërues gjatë vizitës në institucionet shëndetësore, ndërsa vetëm 42 për qind e personave me nevoja të veçanta fizike dhe 43 për qind e personave me nevoja të veçanta intelektuale shkojnë vetë në institucionet shëndetësore. Pesëdhjetë e gjashtë për qind e të anketuarve me nevoja të veçanta thonë se nuk kanë qasje në informacione adekuate ose të kuptueshme në institucionet shëndetësore.
Shkup - Ministri i Integrimit dhe Implementimit të Strategjisë për Përfshirjen e Romëve, Shaban Saliu sot në pres qendrën e Qeverisë do të mbajë takim me organizatat joqeveritare rome. Në takimin, siç kumtoi Kabineti i ministrit, do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave joqeveritare, të cilat do të informojnë për projektet që i realizojnë në terren, me theks në iniciativat kyçe dhe projektet për përmirësimin e pozitës sociale dhe ekonomike të komunitetit rom.
Shkup - Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit edhe këtë vit për 160 fëmijë pa kujdes prindëror, të vendosur në familje kujdestare, organizon ngjarje të fundvitit "Bredhi magjik i dëshirave". "Në fillim të dhjetorit, fëmijët i kanë regjistruar dëshirat e tyre të Vitit të Ri dhe i varën në bredhin e madh në hapësirat e Qendrës, pastaj, i nxisim të gjithë qytetarët humanë, kompanitë, organizatat dhe institucionet ta vizitojnë Bredhin tonë magjik të Vitit të Ri, të zgjedhin ndonjë nga 'stolitë', ku janë regjistruar dëshirat dhe të ndihmojnë në realizimin e dëshirave të sinqerta të fëmijve", kumtuan nga Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit. Dhuratat, në ngjarjen festive të fundvitit, do të ndahen sot me fillim në ora 11:00, në hapësirat e Qendrës Tregtare "Ramstor", kur të gjithë fëmijët do ta marrin dhuratën e dëshiruar të fundvitit.
Shkup - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot do ta mbajë seancën e 117-të, ku në rend të ditës është Propozim plani strategjik i KSHZ-së për periudhën 2025-2028. Anëtarët e KSHZ-së do t'i shqyrtojnë procesverbalet nga seanca e 115-të dhe 116-të. Shkup, 26 dhjetor 2024 (MIA) - Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 26-të, ku në rend dite janë pyetjet e deputetëve. Një seancë e tillë plenare zakonisht mbahet çdo të enjte të fundit të muajit. Sipas Rregullores, pyetje deri te kryeministri dhe ministrat të parët parashtrojnë deputetët e opozitës.
Shkup– Prej sot në orën 7:00 vendoset ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese në qafën malore Gjavatë, njoftoi LAMM. Nga aty përkujtojnë se ende është aktive ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit. Prej orës 6:00 në aksin rrugor Gostivar – Mavrovë – Dibër dhe anasjelltas hiqet ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa, në disa vende me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Shkup – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme lokale të borës në pjesët veriore të vendit, ndërsa në pjesët juglindore me shi të kohëpaskohshëm. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior, në disa vende me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri 4, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 2 deri 7 gradë. Në Shkup mot i vranët dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës, ndërsa në pjesët më të larta të luginave me borë të kohëpaskohshme. Pasdite reshjet do të ndalen. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 6 gradë.
Seul – Partia kryesore opozitare në Korenë e Jugut, Partia Demokratike, sot do të parashtrojë kërkesë për revokim të presidentit të përkohshëm Han Dak – su, i cili është njëkohësisht edhe kryeministër, transmetoi agjencia koreanojugore e lajmeve Jonhap. Partia njoftoi se qëllimi është që votimi për revokim të mbahet nesër. Paraprakisht, me procedurë të tillë ishte ndërruar nga funksioni presidenti Jun Suk – jeol, i cili më 3 dhjetor shpalli gjendje lufte në vend, që ishte shkak që parlamentarët të votojnë për heqjen e tij.
Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden kërkoi nga Pentagoni të vazhdojë me dërgesat e tij aktive të armës për Ukrainën dhe e dënoi sulmin rus ndaj qyteteve ukrainase dhe infrastrukturës energjetike në Krishtilindje. "Qëllimi i këtij sulmi të turpshëm ishte të ndërpritet qasja e popullit ukrainas deri te ngrohja dhe energjia elektrike gjatë dimrit dhe të rrezikohet siguria e rrjetit", njoftoi Bajden në deklaratë. Kievi kumtoi se të mërkurën Rusia ka sulmuar objekte energjetike ukrainase dhe disa qytete me raketa dhe dronë.
Gazë - Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës mbrëmë vonë, kumtuan persona mjekësor lokal. Pesë persona kanë vdekur, ndërsa 20 janë plagosur në një sulm izraelit në një ndërtesë banimi në lagjen Zejtun në qytetin Gazë, kumtuan persona mjekësor. Në një sulm tjetër, pesë gazetarë janë vrarë kur furgoni i tyre u godit në zonën e spitalit Al Avda. Gazetarët punonin për televizionin Al Kuds Al Jum, të lidhur me Hamasin. Mediat palestineze dhe reporterët lokalë thanë se furgoni kishte shenja për për mjet mediatik transportues dhe e përdornin gazetarë që e mbulojnë situatën në spitalin dhe kampin e refugjatëve Nusejrat.
Uashington - Presidenti aktual i SHBA-së, Xho Bajden dhe presidenti i sapozgjedhur, Donald Tramp kanë dërguar porosi të ndryshme me rastin e Krishtlindjeve. Bajden u ka bërë thirrje amerikanëve në unitet, ndërsa Trampi i ka përshëndetur me një seri publikimesh në rrjetet sociale. Porosia e Bajdenit është përcjellur me shëtitje në Shtëpinë e Bardhë, e stolisur për festat. Ai u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të harrojnë në mosmarrëveshjet. "Kudo që të jeni në Botë, kujdesuni njëri për tjetrin", deklaroi Bajden, duke theksuar se shumë shpesh shohim tek të tjerët armiq, në vend se fqinj, bashkëkombas.
Maputo - Në një kryengritje në një burg në kryeqytetin e Mozambikut, Mpauto, kanë vdekur 33 persona, 15 janë lënduar, ndërsa më shumë se 1.500 të burgosur kanë arritur të arratisen, deklaroi komandanti i policisë, Bernardo Rafael. Nga ata që u arratisën, 150 janë arrestuar përsëri. Mozambiku përballet me eskalim të trazirave të lidhura me zgjedhjet e diskutushme në tetor, që e vazhduan sundimin e partisë në pushtet Frelimo. Opozita pohon se zgjedhjet ishin të manipuluara.
Liverpul - Futbollisti i Liverpulit, Mohamed Sallah praktikisht ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me klubin, publikoi gazetari dhe insajderi, Nikolo Shira në rrjetet sociale. Sipas Shiras, kontratat e tij do të jetë deri në vitin 2027 me opsion për vazhdim në edhe një. Kontrata aktuale e egjiptasit me Livepulin është deri në verën e vitit 2025. Sallah luan për Liverpulin nga viti 2017. Këtë sezon ka luajtur 24 ndeshje për klubin në të gjitha garat, në të cilat ka shënuar 18 gola dhe 15 asistime. Sulmuesi 32-vjeçar paradokohe u bë lojtari i parë në historinë e Premier Ligës me 10 gola dhe 10 asistime në katër sezone të njëpasnjëshme.