MIA Flesh
- Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski pret nga Prokuroria Publike që pas zërave të ndërmarrë masa në lidhje me informacionet që ai ka paraqitur në seancën e djeshme parlamentare për pyetjet e deputetëve se pushteti i mëparshëm e ka ndjekur fizikisht atë atëherë si udhëheqës i partisë më të madhe opozitare, sepse gjoja se ka qenë lider i një formacioni paraushtarak. "Ajo që është interesante nga ajo që mund të them dhe ndaj me publikun është se këto shkrime, raporte apo si të quaj debrifikime, janë krijuar në fillim të vitit 2020 që është vit zgjedhor. Imagjinoni, një nga agjencitë e sigurisë, për arsye të justifikuara nuk them se cila është, ka informacione të tilla që unë inspiroj, financoj dhe organizoj struktura të tilla të armatosura terroriste dhe në të njëjtën kohë nuk e ka informuar MPB-në. Dhe parashtrohet pyetja pse nuk e ka njoftuar. Përgjigja është e qartë, sepse ishte periudha teknike dhe atëherë ministër teknik ishte z. Naqe Çulev, flas për vitin 2020. Kjo ka qenë vetëm mënyrë përmes montazhit të sigurohet mbulim fizik për liderin e partisë më të madhe politike të asaj kohe - VMRO-DPMNE-së. Të tjerat ia lë prokurorisë, të shohim nëse do t'i arrijnë këto zëra tek ata dhe a do të marrin ndonjë masë", tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve nëse pret shpjegim në lidhje me vëzhgimin e tij nga shërbimet e sigurisë se ai ishte lider i një formacioni paraushtarak.
- Post By Sara Ademi
- 17:58, 27 dhjetor, 2024
18:00/ 27 dhjetor/ 2024
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski pret nga Prokuroria Publike që pas zërave të ndërmarrë masa në lidhje me informacionet që ai ka paraqitur në seancën e djeshme parlamentare për pyetjet e deputetëve se pushteti i mëparshëm e ka ndjekur fizikisht atë atëherë si udhëheqës i partisë më të madhe opozitare, sepse gjoja se ka qenë lider i një formacioni paraushtarak. "Ajo që është interesante nga ajo që mund të them dhe ndaj me publikun është se këto shkrime, raporte apo si të quaj debrifikime, janë krijuar në fillim të vitit 2020 që është vit zgjedhor. Imagjinoni, një nga agjencitë e sigurisë, për arsye të justifikuara nuk them se cila është, ka informacione të tilla që unë inspiroj, financoj dhe organizoj struktura të tilla të armatosura terroriste dhe në të njëjtën kohë nuk e ka informuar MPB-në. Dhe parashtrohet pyetja pse nuk e ka njoftuar. Përgjigja është e qartë, sepse ishte periudha teknike dhe atëherë ministër teknik ishte z. Naqe Çulev, flas për vitin 2020. Kjo ka qenë vetëm mënyrë përmes montazhit të sigurohet mbulim fizik për liderin e partisë më të madhe politike të asaj kohe - VMRO-DPMNE-së. Të tjerat ia lë prokurorisë, të shohim nëse do t'i arrijnë këto zëra tek ata dhe a do të marrin ndonjë masë", tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve nëse pret shpjegim në lidhje me vëzhgimin e tij nga shërbimet e sigurisë se ai ishte lider i një formacioni paraushtarak.
Shkup - Në Kuvend me procedurë të shkurtuar ka kaluar Propozim Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të Shoqërive Tregtare. Ky Propozim i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit të shoqërive tregtare, është në bazë të Agjendës së reformave, e cila është pjesë përbërëse e Planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, të miratuar nga Bashkimi Evropian, informon ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi.
Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot deklaroi se është i befasuar që nuk është kërkuar masë paraburgimi për ish-drejtorin e SHA EMV, Vasko Kovaçevski, i cili është i padisponueshëm për organet e ndjekjes, ndërsa është i dyshuar për përvetësim të 6.5 milionë eurove. "Nga ana jonë janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të informimit të Prokurorisë Publike. PP është njoftuar edhe me shkrim dhe gojarisht për personin që përmendni, por fatkeqësisht prokurori publik që e ka udhëhequr procedurën në kuadër të PTHP NKOK ka vlerësuar se nuk duhet të kërkojë masë më të rreptë sipas dispozitave të LPP, megjithëse nëse më pyesni mua personalisht me habit pak që për një person te padisponueshëm nga organet e ndjkjes, ndërsa është i përfshirë në kuadër të krimit fillimisht prej rreth 6.5 milionë euro, PP nuk kërkoi një masë të tillë vetëm për atë person. Përndryshe, të gjithë të tjerët që kanë qenë ish-funksionarl janë aktualisht në paraburgim", tha Toshkovski.
Shkup - Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se të gjithë pacientët e marrin terapinë e nevojshme me insulinë dhe antidiabetikë, pasi sot nga Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve kanë shprehur pakënaqësi me buxhetin e vitit 2025 për terapi me insulinë. "Theksojmë se të gjithë pacientët marrin terapinë e nevojshme me insulinë dhe antidiabetikë. Gjithashtu, me prokurimin e ri dyvjeçar publik do të sigurohet terapi shëndetësore moderne. Në bashkëpunim me institucionet kompetente po bëhen përpjekje të vazhdueshme për sigurimin e mjeteve shtesë për pajisje mjekësore për pacientët me diabet", thuhet në njoftimin drejtuar publikut.
Shkup - Prokuroria dhe prokurorët në fjalë ende nuk kanë marrë dokument se i dyshuari nuk është në dispozicion të organeve të rendit, reagojnë nga Prokuroria Themelore Publike ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili më herët sot tha se është i befasuar që nuk është kërkuar masë paraburgimi për ish drejtorin e SHA EMV, Vasko Kovaçevski, i cili është i padisponueshëm për organet e rendit dhe dyshohet për përvetësim të 6,5 milionë eurove.
Shkup - Në Klinikën Infektive në Shkup mungojnë madje 100 punësime të reja, u tha në brifingun e sotëm të drejtorit të Fondit për Sigurim Shëndetësor me mediat. "Ky fluks ndodhi me Kovid-19 dhe pastaj. Pjesërisht për shkak të pensionimit, pjesërisht për shkak të largimit dhe situata me infektologët është kritike në të gjithë territorin e vendit. Ka shumë pak interes për specializimin e sëmundjeve infektive. Në shumë spitale kemi mbetur me pensionistët me vazhdimin deri në 67 vjet e kështu me radhë. Duhet edhe me programin për specializim, megjithatë edhe me motivimin e personelit, të sigurojmë "repart të ftohtë", nëse mund të them, minimum kapaciteti që duhet t'i kemi. Po komunikojmë me Ministrinë e Shëndetësisë, me drejtorin e Klinikës Infektive, me Ministrinë e Financave. Dhe një pjesë e problemit atje dhe tani të miratohen 100 vende pune, nuk do të ketë kush të punësohet", deklaroi drejtori Sasho Klekovski.
Shkup - Lidhur me realizimin e projektit "Rregullimi i shtratit të lumit të Suharekës në zonën e komunës së Sarajit" i cili kalon nëpër disa zona të banuara të komunës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor njofton se për momentin pritet pëlqimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të dorëzuar Informata për ndryshimin e dinamikës dhe vlerës së projektit shumëvjeçar të prokurimit publik për financim, njoftoi sot Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH). Përkatësisht, për realizimin e këtij projekti, gjatë vitit 2023, Ministria e Arsimit dhe Kulturës ka zhvilluar një procedurë tenderimi publik, por procedura ka rezultuar e pasuksesshme për shkak të ofertave të papranueshme.
Shkup - Komisioni për monitorimin e situatës së furnizimit me energji elektrike mbajti seancën e dytë, ku u diskutuan disa tema me rëndësi për sektorin e energjisë elektrike, me theks të veçantë në gjendjen aktuale të furnizimit me energji elektrike në vend. Në seancë morën pjesë anëtarë të Komisionit nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE) dhe përfaqësues nga kompanitë energjetike SHA EMV, MEMO SHPKNJP Shkup, EMV Energetika, EVN HOME SHPKNJP dhe TE-TO SHA Shkup.
Kumanovë - Për shkak të një aksidenti komunikacioni, është mbyllur rruga Kumanovë - Kriva Pallankë, ndërsa për momentin dhe aktualisht është duke u bërë kontroll, konfirmuan sot nga SPB Kumanovë. Ndërkaq, LAMM njoftoi se komunikacioni në rrugën Kumanovë - Kriva Pallankë, zhvillohet në mënyrë alternative në një korsi.
Baku - Linja ajrore kryesore e Azerbajxhanit njoftoi sot se do të pezullojë fluturimet e saj në disa lokacione në Rusi për shkak të një kërcënimi të mundshëm, pasi u shfaqën dyshime se aeroplani i saj u rrëzua nga mbrojtja ajrore ruse këtë javë. Aeroplani "Embraer 190" i Azerbajxhan Erlajns po fluturonte nga kryeqyteti i Azerbajxhanit, Baku, për në qytetin rus Grozni, të mërkurën kur u devijua për arsye ende të paqarta dhe u rrëzua teksa po përpiqej të ulej në Aktau, Kazakistan, pasi fluturonte drejt lindjes përmes Detit Kaspik.
Nju-Jork - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh e dënoi përshkallëzimin e konfliktit në Jemen dhe iu bëri thirrje të gjitha palëve të ndalojnë me veprimet ushtarake dhe për të tregojnë përmbajtje, deklaroi zëdhënësja e KB-së, Stefani Trembli. Sipas saj, Guteresh shprehu shqetësim të thellë për përshkallëzimin e konfliktit midis Izraelit dhe rebelëve jemenas Huthët.
Nju-Delhi - Tetë persona kanë humbur jetën dhe 26 të tjerë janë lënduar sot në një aksident rrugor në Penxhab të Indisë, kur një autobus privat ra nga ura në kanal, raportojnë mediat indiane. Aksidenti ka ndodhur kur një autobus që transportonte pasagjerë ra nga një urë pranë fshatit Xhivan Sing Vala në rrethin Batinda të Penxhabit, raportoi "Tajms of India".