• e diel, 20 tetor 2024

Media të afërta me Hamasin: Për një ditë, 108 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Media të afërta me Hamasin: Për një ditë, 108 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Gazë, 20 tetor 2024 (MIA) – Të paktën 73 palestinezë, mes të cilëve gra dhe fëmijë janë vrarë, ndërsa dhjetëra janë plagosur në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në qytetin Bejt Lahija në pjesën veriore të Rripit të Gazës, raportojnë media të afërta me Hamasin.

Sipas dëshmitarëve okularë, sulmet izraelite kishin për qëllim një ndërtesë shumëkatëshe dhe u goditën gjithashtu disa shtëpi aty pranë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë kumtoi se gjithsej 108 palestinezë u vranë në sulmet ajrore të djeshme të IDF-së. ls/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR