• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Hamasi: Brenda një viti kanë humbur jetën mbi 42.000 palestinezë

Hamasi: Brenda një viti kanë humbur jetën mbi 42.000 palestinezë

Gazë, 20 tetor 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë në Gazë sot informoi se gjatë 24 orëve të fundit në sulmet izraelite në Rripin e Gazës jetën e kanë humbur 84 persona, përfshirë gra dhe fëmijë.

Gjatë sulmeve izraelite në Rripin e Gazës janë lënduar 158 persona.

Që nga fillimi i ofensivës ushtarake izraelite më 7 tetor të vitit të kaluar, gjithsej 42.603 ​​persona kanë humbur jetën, ndërsa 99.795 janë lënduar.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka njoftuar ditë më parë se luftimet do të vazhdojnë derisa të lirohen të gjitha pengjet nga Hamasi.

foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR