• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Bisedë telefonike Vuçiq- Putin: Serbia nuk do të vendos sanksione për Rusinë

Bisedë telefonike Vuçiq- Putin: Serbia nuk do të vendos sanksione për Rusinë

Beograd, 20 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se Serbia është një “vend i pavarur dhe sovran që merr vendimet e veta”, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse dikush do ta sulmojë atë për shkak të bisedës së sotme telefonike me presidentin rus, Vlladimir Putin.

Vuçiq më herët në profilin në Instagram publikoi se ka pasur një bisedë telefonike me Putinin me rastin e përvjetorit dhe se gjatë asaj bisede ka “shprehur shpresën se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës ruse”.

Vuçiqi u tha gazetarëve se "Putini e kupton pozicionin dhe rëndësinë e Serbisë".

“Dy vjet më parë i thashë presidentit Putin se do t'i telefonoja kur të bëhet e nevojshme të vendosim sanksione për shkak të presionit. Dhe pas dy vitesh mund të them se nuk kemi vendosur asnjë sanksion kundër Rusisë, ndërsa sot ia kujtova presidentit Putin se Serbia nuk do të vendosë asnjë sanksion kundër Rusisë”, ka thënë Vuçiqi.

Ai shton se Putini e ka ftuar të marrë pjesë në 80-vjetorin e fitores mbi nazizmin në Moskë vitin e ardhshëm dhe se patën një bisedë të gjatë si njerëz që njihen prej kohësh dhe si miq.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR