• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Izraeli sulmon shtabin e inteligjencës së Hezbollahut në Bejrut

Izraeli sulmon shtabin e inteligjencës së Hezbollahut në Bejrut

Tel Aviv, 20 tetor 2024 (MIA) - Forcat izraelite kanë sulmuar shtabin e inteligjencës së Hezbollahut në Bejrut, si dhe një fabrikë nëntokësore për armë, njofton ushtria izraelite.

Para sulmit janë ndërmarrë masa për të kufizuar viktimat civile dhe u dhanë paralajmërime paraprake, kumtoi armata.

Nga xhirimet e sulmit izraelit të publikuar në “X”, shihet se si është goditur një ndërtesë shumëkatëshe.

Forcat izraelite, poashtu publikuan vrasjen e komandantit të lartë të grupit në Libanin jugor, Al-Haxh Abas Salama që sipas tyre është përgjegjës për sulme të shumta ndaj Izraelit dhe udhëhoqi forcat e Hezbollahut në rajonin e qytetit kufitar libanez, Bint Xhbeil.

Janë vrarë eksperti për komunikim të Hezbollahut, Rada Abas Avada dhe shefi i njësisë së prodhimit të armëve, Ahmad Ali Husein, kumtoi ushtria izraelite.

"Këto likuidime janë pjesë e një përpjekje të madhe nga IDF dhe forcat e sigurisë për të parandaluar rezervat e armëve të Hezbollahut që ka për qëllim të minojë aftësinë e IDF-së për ta mbrojtur shtetin e Izraelit", thuhet në komunikatë.

Hezbollahu raportoi për sulme të reja në veri të Izraelit, ndërsa sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në qytetin port izraelit të Haifës.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR