• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Luftë frontale midis forcave ruse dhe ukrainase në Selidove

Luftë frontale midis forcave ruse dhe ukrainase në Selidove

Kiev, 20 tetor 2024 (MIA) - Në periferi të qytetit Selidove, në Ukrainën lindore, po zhvillohen luftime frontale midis forcave ruse dhe trupave ukrainase, raportuan blogerët pro-rusë.

Në javët e fundit, ushtria ruse ka rrethuar disa qytete në Doneck, duke detyruar forcat ukrainase të tërhiqen.

Në qytet, po bëhen luftime për çdo rrugë, një nga një. Sulmi ndaj Selidov është intensifikuar, ka bërë të ditur blogeri i famshëm pro-rus nga Ukraina, Jurij Podolak.

Luftimet në Selidove deri më tani nuk i komentoi as Moska as Kievi.

Rusia për momentin kontrollon rreth 80 për qind të Donbasit dhe përparon në perëndim drejt qendra të rendësishme taktike Pokrovsk dhe Kurahova. 

Forcat ruse pushtuan një të pestën e Ukrainës dhe kontrollojnë 98,5 për qind të Luganskut dhe 60 për qind të Doneckut. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR