• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Kristalina Georgieva nominohet për mandat të dytë në krye të FMN-së

Kristalina Georgieva nominohet për mandat të dytë në krye të FMN-së

Uashington, 5 prill 2024 (MIA) - Drejtoresha ekzekutive aktuale e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, është kandidatja e vetme për këtë funksion me mandat të ri pesëvjeçar, njoftoi Këshilli Drejtues. 

Ekonomistja bullgare (70) gjendet në krye të FMN-së nga viti 2019 dhe tashmë deklaroi se është e gatshme për edhe një mandat, nëse nominohet.

Mandati i tanishëm i Georgievës skadon në fund të këtij viti. 

Pozita udhëheqëse në FMN tradicionalisht u takon evropianëve, ndërsa ajo në Bankën Botërore amerikanëve.

Georgieva është gruaja e dytë në krye të FMN-së, pas paraardhëses së saj Kristin Lagard, e cila në ndërkohë e mori funksionin kryetare e Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

FMN dhe Banka Botërore janë themeluar në fund të Luftës së Dytë Botërore, përkujton agjencia DPA. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR