• e enjte, 15 gusht 2024

Kosova do të pranojë më shumë gazetarë ukrainas dhe anëtarë të familjeve të tyre

Kosova do të pranojë më shumë gazetarë ukrainas dhe anëtarë të familjeve të tyre

Prishtinë, 14 gusht 2024 (MIA) - Qeveria e Kosovës ka vendosur ta rrisë numrin e gazetarëve ukrainas dhe familjeve të tyre të ngushta të cilëve u ofron strehim të përkohshëm në vend, si pasojë e luftës në Ukrainë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

  Qeveria e kryeministrit Albin Kurti e miratoi të mërkurën ndryshimin e një vendimit të vitit 2022 për ta rritur numrin e gazetarëve ukrainas, të cilëve u ofron strehim të përkohshëm.
 
 “Do të rritet numri i gazetarëve ukrainas, përfshirë anëtarëve të ngushtë të familjeve të tyre, të cilëve Republika e Kosovës do t’iu sigurojë mbrojtje të përkohshëm”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Në vitin 2022, Qeveria e kishte marrë një vendim për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas. Besohet se deri tani në Kosovë janë strehuar 13 gazetarë ukrainas.

Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, foli më në hollësi për strehimin e gazetarëve ukrainas, por nuk tregoi se për do të rritet numri i tyre.

“Kosova vazhdon të tregojë solidaritet ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut duke u ofruar mbrojtje të përkohshme gazetarëve ukrainas dhe familjeve të tyre të rrezikuar nga lufta në Ukrainë. Mbrojtja e përkohshme do të ofrohet në përputhje me ligjin për azil dhe do të ketë ndikim të menjëhershëm, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi”, tha Gashani.

Ai theksoi se gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, ata do të jetë të detyruar ta respektojnë legjislacionin e Kosovës dhe do t’i gëzojnë të gjitha të drejtat që ky legjislacion ua garanton. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR