• e mërkurë, 14 gusht 2024

Javën e ardhshme stërvitje të përbashkëta ushtarake të Koresë së Jugut dhe SHBA-së

Javën e ardhshme stërvitje të përbashkëta ushtarake të Koresë së Jugut dhe SHBA-së

Seul, 12 gusht 2024 (MIA) - Koreja e Jugut dhe SHBA-ja javën e ardhshme do të mbajnë stërvitje të përbashkëta ushtarake, fokusi i të cilave do të jetë përmirësimi i aftësive të kombinuara për mbrojtje nga kërcënimet rritëse nga Koreja e Veriut. 

Përfaqësuesit e Koresë së Jugut dhe SHBA-së bënë të ditur se manovrat verore të këtij viti do të përfshijnë stërvitje të simuluara kompjuterike të dizajnuara që ta përmirësojnë gatishmërinë e ushtrisë kundër sulmeve me raketa, pengimin e Xhi-pi-es (GPS) dhe përballje me sulmet kibernetike. 

Stërvitjet ushtarake do të mbahen prej 19 deri 29 gusht dhe do të përfshijnë stërvitje në teren me municion.

Koreja e Veriut mund t'i perceptojë stërvitjet e përbashkëta ushtarake si provokim dhe të përdorë bashkëpunimin ushtarak me aleatët e saj si justifikim për të përmirësuar armët e saj bërthamore dhe sistemet e raketave. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR