• e diel, 05 janar 2025

Italia kërkoi lirimin urgjent të gazetares Sesilia Salla nga paraburgimi në Iran

Italia kërkoi lirimin urgjent të gazetares Sesilia Salla nga paraburgimi në Iran

Romë, 2 janar 2025 (MIA) - Italia sot kërkoi lirimin urgjent të gazetares italiane Sesilia Salla, e cila është paraburgosur në Iran më 19 dhjetor, u kumtua pas takimit të sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme, Rikardo Gvarilja, me ambasadorin iranian në Romë.

Në kumtesë thuhet se Gvarilja e ka përsëritur kërkesën që të sigurohen kushte adekuate për paraburgim të Sallas, me respektimin e të drejtave të njeriut, si dhe të garantohet ndihma e plotë konsullare, me leje që të vizitohet nga personeli i Ambasadës italiane në Teheran.

Gvarilja ka kërkuar t'i lejohet Sallas të marrë paketa, që deri nuk ka qenë e mundur.

Salla, korrespodente 29-vjeçare e Il Foljlos, u arrestua më 19 dhjetor në Iran, ku shkoi me vizë gazetareske dhe u akuzua për shkelje të ligjit islamik.

Ajo momentalisht gjendet në burgun Evin në Teheran. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR