Papa Françesku dënoi dhunën mes bashkëmoshatarëve: Është përgatitje për luftë, e jo për paqe
- Papa Françesku e ka dënuar dhunën mes bashkëmoshatarëve, duke e quajtur "përgatitje për luftë".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:11, 4 janar, 2025
Romë, 4 janar 2025 (MIA) - Papa Françesku e ka dënuar dhunën mes bashkëmoshatarëve, duke e quajtur "përgatitje për luftë".
"Nëse jeni në luftë mes vete, nëse në shkollë jeni të dhunshëm, me vajzat dhe djemtë që kanë disa probleme, kjo është përgatitje për luftë, e jo për paqe. Ju lutem, jo dhunë! Asnjëherë dhunë", tha Papa gjatë takimit të sotëm me mësuesit dhe prindërit katolikë italianë, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Papa theksoi rëndësinë e promovimit të paqes dhe solidaritetit mes të rinjve, veçanërisht në mjedisin shkollor.
Foto: ANSA