• e hënë, 06 janar 2025

Komemoracion në Cetinje: Humbja e 12 jetëve ka lënë boshllëk në zemra

Komemoracion në Cetinje: Humbja e 12 jetëve ka lënë boshllëk në zemra

Podgoricë, 4 janar 2025 (MIA) - Me rastin e masakrës së 1 janarit në Cetinje, ku u vranë 12 persona, sot në Godinën e Qeverisë në këtë qytet malazez është mbajtur seancë komemorative në nderim të viktimave.

Komemoracioni filloi me një minutë heshtje për viktimat, pas së cilës u theksua se kjo është një nga sfidat më të mëdha që kanë goditur Cetinjen dhe Malin e Zi.

Prefekti i Cetinjes, Nikolla Gjurashkoviq, theksoi se me trishtimin që i bashkoi të gjithë, u mblodhën para një prej sfidave më të vështira që goditi komunitetin.

Ai shtoi se kjo nuk është humbje vetëm për familjet, por edhe për të gjithë shoqërinë.

Në komemoracion morën pjesë presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq, Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi Ervin Ibrahimoviq, ministra të shumtë të Qeverisë së Malit të Zi, përfaqësues të pushtetit lokal, si dhe familjarë të të vrarëve tragjikisht.

Në të shtënat që ndodhën më 1 janar në Cetinje, 12 persona mbetën të vrarë dhe gjashtë të plagosur. Sulmuesi, Aco Martinojeviq (45), ka kryer vetëvrasje pas sulmit të përgjakshëm.

Për shkak të tragjedisë në Cetinje, në Mal të Zi më 2, 3 dhe 4 janar është shpallur tre ditë zie. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR