Erdogan: Përfundoi epoka e armëve, dhunës dhe terrorit
- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se epoka e armëve, dhunës dhe terrorit ka përfunduar. Ai foli në kongresin rajonal të Partisë së tij në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim në qytetin verior të Samsunit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:43, 4 janar, 2025
Ankara, 4 janar 2025 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se epoka e armëve, dhunës dhe terrorit ka përfunduar. Ai foli në kongresin rajonal të Partisë së tij në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim në qytetin verior të Samsunit.
"Që tani të gjithë duhet ta pranojnë këtë të vërtetë - epoka e armëve, dhunës dhe terrorit ka përfunduar. Vrasësit separatistë ose do t'i varrosin armët sa më shpejt të jetë e mundur ose do të varrosen me armët e tyre. Nuk ka herë të tretë", theksoi lideri turk.
Sipas tij, "organizata separatisto-terroriste ka ardhur deri në fund të jetës së vet".
Turqia si organizatë të tillë terroriste e përcakton Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), si dhe formacionet e saj të bashkuara në Siri.
"Theksoj se në rajonin tonë nuk ka më vend për terror në të ardhmen e vendit tonë apo rajonit tonë", tha Erdogani.
Foto: EPA