Të paktën tetë persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u lënduan si pasojë e zjarrit në Kinë
- Të paktën tetë persona kanë humbur jetën sot dhe 15 janë lënduar si pasojë e zjarrit në një treg në veri të Kinës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:15, 4 janar, 2025
Pekin, 4 janar 2025 (MIA) - Të paktën tetë persona kanë humbur jetën sot dhe 15 janë lënduar si pasojë e zjarrit në një treg në veri të Kinës.
Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit në Zhanxhiakou, provincën Hebei, i cili u shua në pak më shumë se një orë pasi shpërtheu në orën 8:40 të mëngjesit sipas orës lokale, njoftoi Televizioni Qendror i Kinës.
Mediat raportojnë se bëhet fjalë për një treg të hapur në vitin 2011, ku shiten produkte të ndryshme, nga frutat, perimet dhe prodhimet e detit e deri te ato elektronike.
Foto: Arkivi i MIA-s