• e shtunë, 23 nëntor 2024

Grubi: I ka ardhur fundi pengjeve dhe bllokadave, treni për në Bruksel nuk do të ndalet nga askush

Grubi: I ka ardhur fundi pengjeve dhe bllokadave, treni për në Bruksel nuk do të ndalet nga askush

Shkup, 12 maj 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Artan Grubi sot, nga fjalimi në Prilep me rastin e vendosjes së gurthemelit  për ndërtimin e autostradës Prilep-Manastir nga Korridori 10d, porositi se ka ardhur fundi i pengjeve dhe bllokimi i integrimit evropian të vendit.

Bëhuni gati dhe ngjituni në këtë tren që shkon në Bruksel dhe askush nuk do ta ndalojë", apelon Grubi.

"Fakti që të gjithë ministrat dhe shumica absolute e deputetëve qëndrojnë pas këtij projekti, është garancia më e madhe për të gjithë qytetarët se as Mickoski e as Shën Micko nuk do të mund ta ndalojnë këtë projekt. Ky projekt vazhdon dhe të gjitha qeveritë, dhe tjetri do të jetë si sot, do ta përfundojë këtë projekt dhe do të presë korsitë. Ajo që shihni sot në Kuvend dhe ajo që bëri Qeveria në seancën e një jave më parë është mesazh se ka ardhur fundi i pengmarrjes së Kuvendit, i projekteve dhe i së ardhmes së qytetarëve dhe të Maqedonisë së Veriut. Ky koalicion qeveritar dhe kjo shumicë parlamentare që nga e premtja e kaluar ka treguar se çfarë do të thotë t'i jepet fund bllokadës dhe pengmarrjes absolute të së ardhmes së qytetarëve. Kjo nuk do të tolerohet dhe tregon se ka ardhur fundi", thekson Grubi.

Ai dërgoi mesazh edhe në lidhje me procesin eurointegrues të Maqedonisë.

"Ashtu që demonstruam se ka ardhur fundi i pengjeve dhe bllokadave, nga sot gjatë ndërtimit të projekteve të tilla infrastrukturore, dërgoj porosi se ka ardhur koha t'i japim fund bllokadës së  integrimit tonë evropian. Ai projekt ka filluar me partnerët e koalicionit dhe askush nuk do të ndalet në rrugë", tha zëvendëskryeministri dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. sa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR