• e enjte, 15 gusht 2024

Gjashtë vjet nga zjarret katastrofike pranë Athinës me mbi 100 viktima, procesi gjyqësor është në vazhdim e sipër

Gjashtë vjet nga zjarret katastrofike pranë Athinës me mbi 100 viktima, procesi gjyqësor është në vazhdim e sipër

Athinë, 23 korrik 2024 (MIA) - Saktësisht gjashtë vjet më parë, më 23 korrik të vitit 2018, Greqia u përball me një nga zjarret më katastrofike në historinë e kohëve të fundit, qyteti bregdetar Mati, në pjesën lindore të rrethit të Atikës,  rajoni më i gjerë i Athinës, tashmë është sinonim i tragjedisë në të cilën humbën jetën 102 persona, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Pas gjashtë vitesh, familjet e viktimave ende kërkojnë llogari dhe përgjigje, gjyqi përfundoi, shumica e të pandehurve u shpallën të pafajshëm dhe të dënuarit morën dënime minimale, kështu që me ankesë të prokurorit, gjykimi filloi sërish në shkallën e dytë dhe akoma është në vazhdim.

Flakët ishin aq të mëdha sa mund të merrje djegie edhe nga rrezatimi pa kontakt fizik me zjarrin; e mora fëmijën, e mbështolla me një peshqir dhe instinktivisht nisa të vrapoj drejt plazhit, gruaja mbeti pas meje, fatkeqësisht nuk ia doli të arrijë deri në det; askush nuk na paralajmëroi, askush nuk u përpoq të na evakuonte. Hymë në det, qëndruam aty rreth dy ose dy orë e gjysmë dhe na shpëtoi një anije peshkimi; në përpjekje për të ikur nga kampi i djegur, 15-20 metra nga dalja, i gjetëm prindërit e mi të djegur dhe të përqafuar, janë vetëm disa nga dëshmitë e dhëna për MIA-n të disa të mbijetuarve nga zjarret katastrofike, gjashtë vjet më parë.

Jetën e humbën 100 persona, mes tyre më shumë se 40 persona u dogjën të gjallë pasi nuk gjetën rrugëdalje për të arritur në det, sepse në kuptimin e plotë të fjalës, u bllokuan duke ecur në rrugët e ngushta ose më këmbë ose me automjetet e tyre, duke tentuar t’i shmangen flakëve të zjarrit, ndërsa një pjesë e qytetarëve shpëtmin e kërkuan në det.

Ata i shpëtuan zjarrit, por u mbytën nga tymi ose u mbytën teksa prisnin ndihmë.

Nga të vdekurit, disa u dogjën të gjallë, disa u mbytën nga tymi, të tjerë u mbytën në det, të gjithë duke kërkuar shpëtimin nga flakët e zjarrit që po përhapeshin me shpejtësi të madhe dhe “gëlltisnin” gjithçka që u dilte përballë.

Disa humbën prindërit, disa fëmijët, disa burrat, por jetën e humbën edhe familje të tëra.

Viktima më e vogël ishte gjashtë muajshe, më e madhja 93 vjeçe, ndër të vdekurit kishte edhe shtetas të huaj të ardhur me pushime.

Të paktën 180 persona u shtruan në spital me plagë dhe djegie.

Bëhet fjalë për një nga zjarret më katastrofike në historinë moderne greke, por edhe zjarri i dytë në botë në shekullin 21 me numrin më të madh të viktimave.

Грција денеска ја одбележува двегодишнината од катастрофалните пожари во општина Рафина, во источниот дел на областа Атика, едни од најголемите и најтрагичните пожари и вториот пожар во свето

23 korrik 2018 – Dhe derisa vëmendja e publikut është përqendruar te zjarri i madh në zonën e Kinetës në Atikën perëndimore, rajoni më i gjerë i Athinës dhe era e fortë e ndërlikon më tej situatën, ka mbërritur informacioni se në krahun e kundërt, në pjesën lindore, në afërsi të malit Pendeli, ekziston zjarr i ri me një pikë të madhe të nxehtë që po përhapet gjithashtu me shpejtësi dhe me një intensitet shumë më të madh se sa pritej.

Me ndryshimin e menjëhershëm të drejtimit nga era e fortë, flakët arrijnë në një çast në vendbanimet bregdetare Neo Vuza, Mati dhe Kokino Limanaki në rrethin e Rafinës.

Nga pasditja deri në orët e vona të natës situata është kaotike, pa asnjë informacion zyrtar, me njerëz të dëshpëruar që thërrasin mediat për ndihmë duke thënë se është shpresa e tyre e fundit që të mos digjen të gjallë.

Qytetarë që janë mbledhur në plazh dhe në det në pritje të ndihmës, por edhe qytetarë që janë duke notuar. Ata notojnë për të arritur në tokë të sigurt, larg tymit dhe zjarrit.

Në afërsi të Rafinas, vendi ku ndodhet një nga tre portet e mëdha të Athinës, tragetet që ktheheshin nga ishujt për në Athinë shpëtuan njerëz nga deti dhe në ndihmë erdhën edhe peshkatarët me anije peshkimi.

Në orët e vona të natës, në qarqet e gazetarëve tashmë po arrijnë informacionet e para tragjike, flitet për viktima, makina të djegura të ngecura në rrugët e ngushta, shtëpi të djegura, por nuk pati një konfirmim zyrtar deri në orën tre të mëngjesit, kur zëdhënësi i qeverisë së atëhershme Dimitris Xanakopoulos tha se “Atika po përballet me një natë shumë të vështirë” dhe njoftoi se janë mbi 20 viktima, ndërsa të lënduar mbi 100 persona.

Zjarri u vu nën kontroll, por tashmë dhjetëra jetë njerëzish kishin humbur dhe Greqia u përball me një tragjedi të madhe.

Numri i viktimave vazhdoi të rritet, një ditë pas zjarrit ishte edhe më tragjik, sidomos me lajmin që tronditi opinionin se 26 persona u dogjën të gjallë në plazh, duke u përpjekur të gjenin një dalje për në det, dhe trupat e djegur u gjetën nga ekipet e shpëtimit.

Ditët që pasuan ishin po aq të vështira. U numëruan viktimat, u kërkuan të zhdukurit, u identifikuan trupat e të vdekurve, u bënë kërkime në tokë dhe në det, të mbijetuarit dëshmuan për tragjedinë.

Më pas, disa prej tyre kanë treguar për fatet e tyre tragjike për MIA-n dhe mediat greke, njëri ka humbur gruan, tjetri prindërit, tjetri djalin, një zjarrfikës derisa ka qenë në detyrë ka humbur foshnjën e tij 6 muajshe, ndërsa babai përmes mediave është në kërkim të djalit 13-vjeçar, i cili më pas ishte në listën e të vdekurve.

Në fund të korrikut të vitit 2018, zjarri katastrofik pranë Athinës ishte tema kryesore, jo vetëm në mediat greke, por edhe në të gjitha mediat botërore, dhe disa vende, përfshirë edhe Maqedonia e Veriut, dërguan ndihma në Greqi.

 

Неделното издание на грчкиот весник „Катимерини“ во текстот „Криминал и прикривање“,  кусо пред да се навршат две години од пожарот во Мати во кој животот го загубија 102 лица, опширно преку

Procesi gjyqësor zgjati shumë dhe në fund të prillit të këtij viti, gjashtë nga 21 të dyshuarit u shpallën fajtorë.

Në mesin e të dënuarve është edhe shefi i atëhershëm i shërbimit zjarrfikës, zëvendësi i tij, si dhe zyrtarë të tjerë të shërbimit që ishin në poste kyçe, u dënua me pesë vjet burg të cilin mund ta shlyejnë për rreth 40 mijë euro, dhe mes tyre të cilët u liruan ishin sekretari i përgjithshëm i atëhershëm për mbrojtjen civile, prefekti i periferisë së Atikës, si dhe kryetarët e bashkive të prekura nga zjarri.

Shpallja e aktgjykimit më pas shkaktoi reagime negative dhe tensione tek qytetarët që ndodheshin në sallën e gjyqit, mes tyre edhe një numër i madh i familjarëve të viktimave, të cilët komentonin dhe thërrisnin “turp”.

Dy javë më parë, pas ankesës së prokurorit për vendimin e shkallës së parë, filloi rigjykimi për të gjithë të dyshuarit dhe para Gjykatës së Apelit për Kundërvajtje në Athinë prej tre anëtarësh, do të rishikohen sërish dënimet për pafajësinë e 15-të të pandehurve  si dhe vitet e dënimit për pesë të dënuar.

Procesi i shkallës së dytë është në vazhdim e sipër.

Sanja Ristovska

Foto: Arkivi i MIA-s

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR