• e shtunë, 06 korrik 2024

Fon der Lajeni, Misheli dhe Mecola e uruan Starmerin për fitoren e zgjedhjeve

Fon der Lajeni, Misheli dhe Mecola e uruan Starmerin për fitoren e zgjedhjeve

 Bruksel, 5 korrik 2024 (MIA) - Përfaqësuesit kryesorë evropianë i uruan sot fitoren e zgjedhjeve parlamentare në Britaninë e Madhe liderit të Partisë Laburiste, Kir Starmer dhe thanë se i gëzohen bashkëpunimit të ardhshëm. 

 "Ju uroj në fitoren në zgjedhje. Gëzohem që do të bashkëpunoj me ju në partneritet konstruktiv për zgjidhjen e sfidave të përbashkëta dhe për të forcuar sigurinë evropiane”, njoftoi në rrjetin social Iks, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila ishte emëruar për mandat të dytë në atë funksion.

 Kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Misheli i uroi Starmerit fitoren në  zgjedhje të  Laburistëve në Britaninën e Madhe, të cilën e quajti "historike". 

 "Me padurim pres që të punoj me ju dhe qeverinë tuaj në këtë cikël të ri për Britaninë e Madhe. BE-ja dhe Britania janë partnerë kyçe, të cilët bashkëpunojnë në të gjitha fushat me interes të përbashkët për qytetarët tanë”, tha Misheli në rrjetin social Iks.

 Ai shtoi se do ta shohë Starmerin në samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Britaninë e Madhe më 18 korrik "ku do të diskutojnë për sfidat e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin, sigurinë, energjinë dhe migrimin".

 Fitoren e Starmerit në zgjedhje ia uroi edhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, me mesazh se marrëdhënia mes BE-së dhe Britanisë së Madhe është i rrënjosur në vlerat e përbashkëta dhe miqësinë e gjatë. qa

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR