Fillon Kampionati i 29-të botëror në hendboll
- Me ndeshjen Itali - Tunizi, sot në ora 17:30 në Poreç, do të fillojë Botërori i 29-të në hendboll.
- Post By Melahat Baftija
- 09:27, 14 janar, 2025
Poreç, 14 janar 2025 (MIA) - Me ndeshjen Itali - Tunizi, sot në ora 17:30 në Poreç, do të fillojë Botërori i 29-të në hendboll.
Krahas Kroacisë, bashkë-organizatorë të Kampionatit botërorë do të jenë edhe Danimarka dhe Norvegjia.
Në kampionatin që do të zgjasë deri më 2 shkurt do të marrin pjesë 32 kombëtare të ndarë në tetë grupe. Mes tyre është edhe reprezentacioni i RMV-së.
Përbërja e grupreve:
Grupi A (luhet në Herning, Danimarkë): Gjermania, Polonia, Çekia, Zvicra.
Grupi B (luhet në Herning): Danimarka, Italia, Tunizia, Algjeria.
Grupi C (luhet në Poreç): Austria, Franca, Kuvajti, Katari.
Grupi D (Varazhdin, Kroaci): Hungaria, Maqedonia, Holanda, Guinea.
Grupi E (Oslo, Norvegji): Portugalia, SHBA-ja, Norvegjia, Brazili.
Grupi F (Oslo): Spanja, Kili, Suedia, Japonia.
Grupi G (Zagreb, Kroaci): Sllovenia, Kuba, Islanda, Ishujt Zelenorte.
Grupi H (Zagreb): Egjipti, Argjentina, Kroacia, Bahreini.
Tri vendet e para nga secili grup do të renditen në raundin kryesor.
Favoritët më të mëdhenj për medalje janë kampionët olimpikë dhe me fitore të trefishtë të njëpasnjëshme danezët. Konkurrentë të tyre do të jenë kampionët ferancezë, zëvendës-kampionët olimpik, gjermanët, si dhe suedezët, kroatët, norvegjezët dhe spanjollët.
Titullin e mbron Danimarka e cila e cila synon titullin e katërt radhazi.
Programi i ndeshjeve të sotme:
17:30 Itali – Tunizi
18:00 Francë – Katar
20:30 Austri – Kuvajt
20:30 Danimarkë – Algjeri. mb/
Foto: FB IHV