Laporta: Donin ta shkatërronin Barcelonën, por nuk patën sukses
- Presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta ka kritikuar ashpër ata që sipas tij, po e pengojnë klubin.
- Post By Fami Bajrami
- 12:15, 14 janar, 2025
Barcelonë, 14 janar 2025 (MIA) - Presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta ka kritikuar ashpër ata që sipas tij, po e pengojnë klubin.
"Nuk patën sukses në atë që planifikuan. Treguam forcë dhe vendosmëri. U përpoqën të na shkatërrojnë, donin të na eliminonin. Por shumica e zyrtarëve të Barcelonës e kuptuan se ky është një sulm që të destabilizohet uniteti i klubit. Do të duhet të punojnë më shumë nëse duan të destabilizojnë një klub me mbi 100 vjet histori. Çdo fushatë që për qëllim ka të na diskreditojë nuk do të na ndalojë të jemi një klub që e duan miliona njerëz në mbarë botën. Jam mësuar të kritikohem, është një gjë normale në jetën time. Do të doja të konfirmoja forcën e KF Barcelonës. Na pret një e ardhme e ndritur”, ka thënë Laporta.
Ai ka vënë në dukje disa gjera që sipas tij tregojnë se gjiganti katalunas është në rrugën e duhur.
"Nënshkruam kontratë të re me Najk. Kemi një trajner të jashtëzakonshëm si Hansi Flik. Stadiumi i ri do të garantojë të ardhura solide edhe shumë vite. Jemi të mbushur me energji nga ajo që ndodhi më parë. Kemi skuadër që do të na sjell edhe shumë gëzime dhe që realizon ëndrrat", ka thënë Laporta.
Barcelona të dielën e fitoi Superkupën e Spanjës duke e mundur në finale Real Madridin me rezultat 5:2.
Foto: EPA