Bruno Fernandesh lojtar i muajit në Premier ligë
- Futbollisti mesfushor i Mançester Junajted, Bruno Fernandes është shpallur lojtar i muajit në Premier ligë për muajin mars.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:50, 3 prill, 2026
Londër, 3 prill 2026 (MIA) - Futbollisti mesfushor i Mançester Junajted, Bruno Fernandes është shpallur lojtar i muajit në Premier ligë për muajin mars.
Kapiteni i Junajted shënoi dy gola dhe shtoi katër asisitime në katër ndeshje të marsit, duke e ndihmuar ekipin e tij të fitojnë shtatë pikë muajin e kaluar.
Për portugezin Fernandesh ky është çmimi i gjashtë si lojtar i muajit në Premier ligë, me çka u bartazua me bashkëvendasin e tij, kristiano Ronaldo dhe legjendën e Liverpullit, Stiven Xherard.
Një çmim më shumë kanë Serhio Aguero, Hari Kejn dhe Mohamed Sallah. ab/
Foto: ЕPА