Një tifoz ka humbur jetën, 47 janë lënduar në stadiumin në Limë para një loje derbi
- – Një person është vrarë, ndërsa 47 janë lënduar gjatë tubimit të tifozëve në tribunën jugore në stadiumin “Alehandro Vilanueva” në Limë, para derbit të futbollit ndërmjet Universidad de Deportes dhe Alianza Lima, njoftuan autoritetet.
- Post By Fitore Curri
- 10:48, 4 prill, 2026
Lima, 4 prill 2026 (MIA) – Një person është vrarë, ndërsa 47 janë lënduar gjatë tubimit të tifozëve në tribunën jugore në stadiumin “Alehandro Vilanueva” në Limë, para derbit të futbollit ndërmjet Universidad de Deportes dhe Alianza Lima, njoftuan autoritetet.
Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 18 gjatë tubimit të tifozëve të njohur si “banderazo”, kur tifozët e Alianza Lima valëvitnin flamuj në stadiumin e njohur si Matute, në zonën La Viktoria, njoftoi portali “Infobae”.
Sipas raporteve fillestare, një strukturë ishte rrëzuar në afërsi të portës 13, por gjenerali i brigadës Markos Pakuhelo nga shërbimi zjarrfikës mohoi se tribuna ka pësuar dëmtime strukturore.
Sipas tij, incidenti sipas gjitha gjasave është shkaktuar nga shtyrja ndërmjet tifozëve që shkaktoi rrëmujë.
“Për fat të keq, ka një rast të vdekjes. Policia kombëtare po heton çka ka ndodhur”, tha Pahuelo, duke shtuar se inspektimi i stadiumit nuk ka treguar shenja të rrënimit ose rënie nga tribunat.
Trembëdhjetë njësite zjarrfikëse për shpëtim dhe tetë ekipe të ndihmës së shpejtë ishin dërguar në vendin e ngjarjes që t’i ndihmojnë të lënduarit.
Pesëmbëdhjetë persona ishin dërguar në Spitalin Kombëtar “Kryepeshkopi Loiza”, ndërsa edhe 15 në Spitalin Kombëtare “Dos de Majo”, përderisa institucionet e tjera shëndetësore ishin vënë në gjendje gatishmërie.
Ministri peruan i Shëndetësisë, Huan Karlos Velasko, deklaroi se të lënduarit kishin pësuar kryesisht lëndime traumatike dhe se të gjithë do të marrin kujdes mjekësor në kuadër të sigurimit shëndetësor kombëtar.
Policia e siguroi hapësirën rreth stadiumit dhe filloi hetim që të konfirmohet arsyeja e saktë për incidentin. fc/
Foto: Ilustrimi i EPA-s