• e diel, 12 janar 2025

Barcelona refuzon Juventusin për Arauhon

Barcelona refuzon Juventusin për Arauhon

Barcelona, ​​11 janar 2025 (MIA) - Barcelona ka refuzuar ofertën e parë të Juventusit për mbrojtësin Ronald Arauho. Nuk është sekret se "bardhezinjtë" kanë nevojë urgjente për përforcime në mbrojtje për shkak të dëmtimeve të Bremerit dhe Huan Kabalit dhe vëmendja është kthyer tek 25-vjeçari nga Uruguai, pasi tashmë kanë dërguar ofertën e parë konkrete për të. Megjithatë kjo është refuzuar nga katalunasit, shkruan “Mundo deportivo”.

Pretendohet se oferta e "bardhezinjve" kapë vlerën totale prej 30 milionë euro. Tani do të paguhen 5 milionë për huazimin, më pas Barcelona do të marrë edhe 20 milionë të tjera për të blerë të drejtat e tij në verë, ndërsa do të ketë edhe 5 të tjera në formën e bonuseve të ndryshme.

Megjithatë, Barcelona kategorikisht e ka refuzuar këtë ofertë dhe ka vendosur një çmim shumë më të lartë për Arauhon prej 70 milionë euro. Arsyeja për këtë është sepse për lojtarin është i interesuar edhe Arsenali.

Megjithatë, kjo shumë duket krejtësisht joreale duke pasur parasysh se kontrata e uruguaianit skadon për një vit dhe përveç kësaj, ai së fundmi është duke u rikuperuar nga një dëmtim dhe për momentin nuk është në formën më të mirë. Negociatat me Juventusin pritet të vazhdojnë, por nëse Arsenali nuk ulë kërkesat e saj, vështirë të arrihet marrëveshje.

Ofertën e refuzuar e ka konfirmuar edhe agjenti i tij Andres Espinoza.

"Ai mori disa oferta në janar ku më e rëndësishmja ishte nga "biankonerët'. Por në këtë fazë ai nuk ka marrë një vendim përfundimtar, pasi prioritet i tij është të qëndrojë te Barcelona", ​​theksoi agjenti.

Foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR