Interi përgatit ofertë ambicioze për Donarumën
- Interi po përgatit një ofertë ambicioze për portierin e Pari Sen Zhermenit, Xhanluigji Donaruma. "Nerazurët" po monitorojnë nga afër situatën me italianin dhe mund të tentojnë ta angazhojnë atë, shkruan "Skaj Italia.
- Post By Fami Bajrami
- 11:50, 11 janar, 2025
Milano, 11 janar 2025 (MIA) - Interi po përgatit një ofertë ambicioze për portierin e Pari Sen Zhermenit, Xhanluigji Donaruma. "Nerazurët" po monitorojnë nga afër situatën me italianin dhe mund të tentojnë ta angazhojnë atë, shkruan "Skaj Italia.
Interi tashmë po kërkon një zëvendësues për Jan Somerin i cili është 36 vjeç dhe performanca e tij këtë sezon është larg pritshmërive siç ishte rasti në sezonin e tij të parë me gjigantët milanez. Pikërisht për këtë arsye në "Xhuzepe Meaca" po mendojnë seriozisht të orvatn ta “tërheqin” Donarumëën nga PSZH-ja.
Portieri (26) ka kontratë me gjigantët francezë deri në vitin 2026 dhe e ardhmja e tij për momentin nuk është plotësisht e qartë. Ai është në negociata për vazhdimin e kontratës që është ende larg finalizimit. Kjo është arsyeja pse Interi shpreson të jetë në gjendje të ndërhyjë dhe të "turbullojë ujërat" rreth Donarumës.
Sipas ekspertit të transferimeve, Xhanluka Di Marcio, Interi ka zhvilluar tashmë bisedime fillestare me Donarumën për të testuar transferimin e mundshëm. Nëse ai vesh fanellën e "nerazurëve", sigurt që ai do t'i rivalizojë tifozët e klubit të tij mëmë, Milanit. Ata ende nuk ia kanë falur largimin si lojtar i lirë në vitin 2021.
Foto: arkivi